☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,838 ▲0.82%
DOW 51,613 ▲0.67%
NASDAQ 27,698 ▲0.8%
NAFTA 88.48 ▼1.06%
ARI 4,194 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,048 ▲ +0.87% ETH $2,711 ▲ +0.47% XRP $1.5109 ▲ +1.24% SOL $120.9900 ▲ +1.4%
S&P 500 7,838 ▲0.82 % DOW 51,613 ▲0.67 % NASDAQ 27,698 ▲0.8 % NAFTA 88.48 ▼1.06 % ARI 4,194 ▲0.89 % S&P 500 7,838 ▲0.82 % DOW 51,613 ▲0.67 % NASDAQ 27,698 ▲0.8 % NAFTA 88.48 ▼1.06 % ARI 4,194 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Përkundër dorëheqjes, Murati thotë se Kurti mund ta bindë të Bekim Sejdiun të ndërrojë mendje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas raportimeve për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga gara për president të Kosovës.

Murati ka kritikuar mediat për, siç tha, nxitimin për ta konfirmuar tërheqjen e Sejdiut, duke kërkuar që fillimisht të merret një përgjigje nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me ofertën e re të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Muratit, oferta e Kurtit parasheh që edhe nëse vetëm gjysma e grupit parlamentar të PDK-së votojnë pro ose kundër Bekim Sejdiut, LVV-ja do t’i japë votat e saj për Projektligjin për Gjykatën Speciale në lexim të dytë.

“Disa media u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti”, ka shkruar Murati.

Ai u ka bërë thirrje gazetarëve që fillimisht ta pyesin Hamzën për ofertën.

“Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën. Le të thotë Bedri Hamza PO”, ka shkruar Murati.

Më tej, Murati ka thënë se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga Hamza, Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mund të bisedojnë me Sejdiun për ta bindur atë që të rikonsiderojë qëndrimin e tij.

“Dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Murati.

Reagimi i tij vjen në një situatë të tensionuar politike, në ditën kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe partitë politike po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për shmangien e zgjedhjeve të reja./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.