🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,482 ▲ +0.44% ETH $1,902 ▲ +1.6% XRP $1.0477 ▼ -1.4% SOL $73.3000 ▼ -0.79%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit do të çonte vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka deklaruar se ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është bërë për t’i dhënë hapësirë vazhdimit të bisedimeve politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës, Kurti tha se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje politike për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ashtu siç e theksuam edhe në fillim të seancës konstituive, duam t’i japim shans vazhdimit të bisedimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje për presidentin e ri. Çfarëdo veprimi për konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje për presidentin do të nënkuptonte zgjedhje të reja”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai tha se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë ndërprerë për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti.

“Fatkeqësisht, për shkak të dinamikave të zhvillimeve të brendshme në LDK, diskutimi u suspendua. Takimin e patëm pardje, por nuk kishte kohë të mjaftueshme për të arritur një dakordim”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për presidentin do të vazhdohet me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Para se të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit, duhet ta qartësojmë këtë çështje. Vetëm atëherë kur ta kemi arritur marrëveshjen për presidentin do të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Pa një dakordim për presidentin është e kotë të vazhdojmë me veprimet për konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se mbetet i interesuar për vazhdimin e dialogut me LDK-në, por njëkohësisht u bëri thirrje edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës që të përfshihen në bisedime.

“Jam i interesuar të vazhdoj diskutimin për marrëveshje me LDK-në, por edhe njëherë i bëj thirrje Ardian Gjinit të Aleancës dhe Bedri Hamzës të PDK-së që të takohemi e të bisedojmë. Nëse kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese dhe formimi i qeverisë është përgjegjësi e jona, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e Aleancës dhe PDK-së. Na duhet bashkëbisedim”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se qasja aktuale është ndikuar edhe nga kritikat që, sipas tij, partitë kishin bërë më herët për mënyrën e formimit të institucioneve.

“Udhëheqësit e LDK-së kanë deklaruar se duhet të merremi vesh për të gjitha. Ju e mbani mend që në pranverën e këtij viti më patën kritikuar se e zgjodhëm kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë pa u takuar me ta. Tani po veprojmë ndryshe, duke u bazuar në kritikat e tyre. Unë dua bashkëpunim dhe ato takime po i zhvilloj vetë. Lajm nuk është takimi me LDK-në, por arritja e një marrëveshjeje. Lajm do të ishte një takim me PDK-në dhe Aleancën. Jemi në bisedime të drejtpërdrejta me Lumir Abdixhikun dhe nuk kemi ndërmjetësues”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se, sipas tij, serioziteti dhe përgjegjësia institucionale nënkuptojnë shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Serioziteti dhe përgjegjësia institucionale kanë vetëm një qëllim – evitimin e zgjedhjeve të tjera”, përfundoi Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.