⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.75 ▲1.53%
ARI 4,217 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,832 ▼ -0.7% ETH $2,695 ▼ -1.4% XRP $1.5143 ▼ -0.25% SOL $119.3800 ▼ -0.69%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.75 ▲1.53 % ARI 4,217 ▲0.9 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.75 ▲1.53 % ARI 4,217 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e një marrëveshjeje politike mes partive.

Kurti tha se janë të domosdoshme takimet e reja dhe bisedimet me partitë, duke theksuar se Kosova nuk ka nevojë për destabilitet të mëtejshëm institucional.

Ai iu referua edhe dakordimit të mëparshëm me 99 vota, duke thënë se nuk do të ishte e mençur që Kosova të kalojë në rivalitete të ashpra politike, të cilat, sipas tij, do t’u shërbenin kundërshtarëve të Kosovës.

Kurti tha se është optimist se mund të arrihet përsëri një dakordim.

“Duhet të ketë takime, bisedime e pajtime. Unë e kam parë që është e mundshme, ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë”, deklaroi ai.

Sa i përket kandidatit për president, Kurti bëri të qartë se LVV-ja vazhdon t’i qëndrojë marrëveshjes politike dhe kandidaturës së Bekim Sejdiut.

Sipas Kurtit, Sejdiu është tërhequr pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kanë shkelur marrëveshjen.

“Nga pikëpamja e LVV-së, ne kemi marrëveshje politike dhe besoj që duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri ose tjetër”, deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se, nëse në të ardhmen do të ketë një kandidat tjetër, për këtë do të njoftohet publiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.