Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti
Kryeministri tha se zgjedhjet e reja janë të panevojshme, pasi Kuvendi aktual mund t'i japë vendit president ose presidente
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.
Deklarata u bë gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku Kurti tha se Kuvendi aktual mund t’i japë vendit president ose presidente.
“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, u shpreh Kurti.
Ai iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor.
Burimi: Klan Kosova (sipas Ekonomia Online).



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.