⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▲0%
DOW 51,489 ▲0.27%
NASDAQ 26,918 ▼0.08%
NAFTA 93.59 ▼1.08%
ARI 4,301 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,843 ▼ -1.05% ETH $2,695 ▲ +0.02% XRP $1.5971 ▲ +4.65% SOL $120.2900 ▲ +3.44%
S&P 500 7,704 ▲0 % DOW 51,489 ▲0.27 % NASDAQ 26,918 ▼0.08 % NAFTA 93.59 ▼1.08 % ARI 4,301 ▲0.07 % S&P 500 7,704 ▲0 % DOW 51,489 ▲0.27 % NASDAQ 26,918 ▼0.08 % NAFTA 93.59 ▼1.08 % ARI 4,301 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kërkohet paraburgim për dy fajdexhinj nga Rahoveci

Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për veprën penale "Fajdeja"; janë gjetur edhe 9 fishekë pa leje.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave me inicialet S.S. dhe J.N., të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”. Prokuroria kërkon nga Gjykata Themelore në Gjakovë që të caktohet masa e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në dëshmitarë.

Dyshohet se nga gushti i vitit 2026 e në vazhdimësi, në Rahovec, të dy të pandehurit, në bashkëkryerje dhe me qëllim përfitimin e kundërligjshëm, kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të një personi me inicialet E.A. I dëmtuari, për shkak të vështirësive financiare, dyshohet se mori nga S.S. shumën prej 1 mijë eurosh. Sipas kërkesës së prokurorisë, fillimisht atij iu kërkua të kthente 3 mijë euro, më pas 5 mijë euro dhe në fund 8 mijë euro. I dëmtuari u kërcënua se, nëse nuk i kthente paratë, duhej të dorëzonte veturën e familjes.

Më 24 shtator 2026, ditën kur i dëmtuari E.A. u takua me të pandehurin S.S. për t’ia dorëzuar paratë (8,000 euro), u paraqit edhe i pandehuri J.N., i cili — pasi paraprakisht ishte marrë vesh me S.S. — i tha të dëmtuarit se 500 euro nga borxhi ishin të tij dhe se tashmë duhej të paguante shumën prej 8,000 eurosh, pasi kamata ishte rritur. Gjatë masave të veçanta hetimore, pas dorëzimit të parave, të dyshuarit u arrestuan nga policia; paratë e pranuara nga i dëmtuari u gjetën tek të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit S.S. u gjetën dhe u sekuestruan edhe 9 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, për të cilët dyshohet se nuk kishte leje valide. Për këtë arsye, S.S. dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit, që nga 24 shtatori 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.