☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,766 ▼0.26%
DOW 53,531 ▼0.37%
NASDAQ 26,695 ▼0.13%
NAFTA 82.83 ▲0.52%
ARI 4,482 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,060 ▲ +1.3% ETH $1,906 ▲ +0.96% XRP $1.0020 ▼ -0.01% SOL $75.9000 ▲ +0.49%
S&P 500 7,766 ▼0.26 % DOW 53,531 ▼0.37 % NASDAQ 26,695 ▼0.13 % NAFTA 82.83 ▲0.52 % ARI 4,482 ▲1 % S&P 500 7,766 ▼0.26 % DOW 53,531 ▼0.37 % NASDAQ 26,695 ▼0.13 % NAFTA 82.83 ▲0.52 % ARI 4,482 ▲1 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Sporti

Kush do të luajë me Mesin tek Argjentina? Duel mes Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez

Nga porta te moduli, shumë dyshime për kampionët në fuqi të botës. Senesi pritet të zëvendësojë Tagliafico në krahun e majtë.

Julian Alvarez ka filluar ta përkëdhelë topin, por në këtë moment e ka të vështirë duelin me konkurrentin e tij për një vend titullari në formacionin e Argjentinës. Lautaro Martinez ka mundësi të mëdha ta nisë Botërorin si titullar te një skuadër që nuk është dizenjuar ende për shkak të dëmtimeve.

Argjentina, kampione në fuqi e botës, debuton të martën në Kansas City kundër Algjerisë, por vetëm dje ka dorëzuar në FIFA listën me 26 lojtarët e grumbulluar. Trajneri Scaloni zgjodhi Senesi, që mund të luajë që në ndeshjen e parë, në vend të Tagliafico. Ky është një nga dyshimet e trajnerit, i turbulluar nga mungesa e Paredes dhe në ankth për Dibu Martinez, portierin që ka një gisht të enjtur.

Fati i trajnerit Scaloni është që ka rigjetur Messi-n, që në debutimin e tij në Botërorin e 6-të do të kapë shifrën e 200 ndeshjeve në kombëtare. Kush do të luajë në krah të kapitenit? Lautaro është në formë shumë të mirë, ndryshe nga Katari.

Kapiteni i Interit duhej të luante titullar në Katar, me Messi-n djathtas dhe Di Maria-n majtas, por pas dy ndeshjeve të para u spostua nga Alvarez.

Tani duket se situata ka ndryshuar. Julian ka humbur disa seanca stërvitore dhe ka marrë vëmendje me ofertën prej 150 milionë eurosh nga Reali. Me shumë mundësi ai do t’i lërë hapësirë Lautaros.

Scaloni mendon ta nisë me skemën 4-4-2, il sistemin e përdorur në dy miqësoret e fituara kundër Hondurasit dhe Islandës. Lautaro dhe Messi kështu do të kishin liri lëvizjeje, duke mos sakrifikuar në mbrojtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.