☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,793 ▼ -1.36% ETH $2,681 ▼ -1.67% XRP $1.4851 ▼ -2.75% SOL $119.4100 ▼ -1.7%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kosova

​“Kuvendi të veproj me urgjencë”, Kryeziu thotë se seanca duhet të thirret më së largu deri nesër për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Qeveria ka miratuar mbrëmë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës-ja. Ky veprim i Qeverisë është mirëpritur sot nga ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Megjithatë, tani votimi i këtij Projektligji për Specialen duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë çështje, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thekson për KosovaPress se projektligji i proceduar në Kuvend nga Qeveria duhet të kalojë me urgjencë në parlament, për shkak të afatit të shkurtër kushtetues për zgjedhjen e presidentit deri më 6 tetor.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të thërrasë sa më shpejt seancën për ta proceduar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Madje ai ka kërkuar që seanca të thirret sonte ose deri nesër më së voni, në mënyrë që të përmbushen afatet ligjore dhe të Rregullores së Kuvendit.

Kryeziu thekson se seanca duhet të thirret sonte ose nesër më së voni, për ta arritur sipas miratimin e ligjit në të dy leximet në Parlament.

Sipas Kryeziut nëse votohet nesër në lexim të parë, atëherë pas dy dite mund të votohet edhe në lexim të dyte dhe me pas zgjidhet presidenti.

“Ligji që është propozuar në Qeveri dhe duhet t’i kalojë Kuvendit është një veprim shumë i mirë të cilin e ka bërë Qeveria. Dhe kjo duhet bërë në mënyrë të shpejtë, duke pasur parasysh që e kemi afatin e shkurtër deri më 6 tetor. Kështu që ata mund ta mbajnë sonte seancën, nesër, më së voni, edhe mund të lexohet dy herë në Parlament”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai thekson se për të hyrë në fuqi ligjet në Kosovë, votohen në dy lexime. Diferenca mes dy leximeve sipas tij, duhet të jetë minimalisht 72 orë.

Kryeziu ka folur edhe për situatën që mund të krijohet në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues.

Sipas Kryeziut, zyrat e Presidencës nuk duhet të mbesin bosh. Ai vlerëson se, në bazë të logjikës juridike dhe politike, kryetari i Kuvendit duhet të vazhdojë ushtrimin e detyrës së presidentit.

“Këtu kemi vakum kushtetues, por në bazë të logjikës juridike dhe politike, duhet të vazhdojë kryetari i Parlamentit, i cili është rizgjedhur, dhe të vazhdojë edhe gjashtë muaj, domethënë nga pika zero. Kështu që zyrat e Presidencës nuk duhet të mbesin bosh, duke pasur parasysh se është një autoritet shumë i rëndësishëm për Kosovën . Dhe kjo lidhet me kapitullin 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku parashihen në moment të caktuara edhe gjendja e jashtëzakonshme dhe gjendje të tjera të cilat nuk janë të rregullta në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeziu ka shtuar se kjo lidhet edhe me kapitullin 11 të Kushtetutës, ku parashihen situata të caktuara, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai ka paralajmëruar se, nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Afati kritik është i bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti. Pas 6 tetorit, atëherë në bazë të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Kryeziu për Kosovapress.

Në lidhje me këtë, PDK-ja dhe Aleanca sot kanë kërkuar që seanca e Kuvendit të thirret sot, më 3 tetor, me qëllim që ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të shqyrtohen dhe të votohen. Nga këto parti është kërkuar që procedurat parlamentare të përshpejtohen dhe projektligji të trajtohet në të dy leximet deri më 6 tetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.