Zgjedhjet lokale 2027/ Flet Agron Shehaj: Ne mbështesim një kandidat të protestës
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një intervistë në “Opinion” Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, foli për mundësitë e një bashkimi të përgjithshëm opozitar në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.
Shehaj theksoi se partitë opozitare duhet të bashkohen me protestën në qendër dhe se zgjidhja e vetme për të fituar bashkinë e Tiranës, është përkrahja e një kandidati i dalë nga radhët e protestës.
“Duhet të mbështesim protestën, sepse ajo që ka bërë protesta nuk ka ndodhur në këto 35 vite. Opozita duhet të bashkohet rreth protestës, rreth studentëve. Partia Mundësia do bashkim, por të mbështesim një kandidat të protestës. Kjo është zgjidhja që ne propozojmë. Zgjidhja se si të mundim Edi Ramën është duke mbështetur një kandidat të protestës.
Kanë dalë shumë kandidatura. Uroj të dalin edhe të tjera nga protesta dhe pastaj do të diskutohet mënyra se si do të zgjidhet. Na kanë akuzuar se duam të përçajmë opozitën… Zgjidhja është të mbështesim një kandidat të protestës”, tha Shehaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.