⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 83.11 ▲0.97%
ARI 3,628 ▼3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $61,730 ▼ -1.09% ETH $1,743 ▼ -1.24% XRP $0.9552 ▼ -1.07% SOL $72.4800 ▼ -0.63%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 83.11 ▲0.97 % ARI 3,628 ▼3.05 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 83.11 ▲0.97 % ARI 3,628 ▼3.05 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kjo është ulja e parë e çmimeve në këto 35 vite”, Çoçoli: Përmirësim i madh për qytetarët

Gazetari Fatos Çoçoli ka komentuar vendimin e qeverisë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës, duke e cilësuar si një ndërhyrje të rëndësishme në lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çoçoli u shpreh se ulja më shumë se trefish e taksës së konsumit për disa produkte ushqimore përbën një vendim të paprecedentë në 35 vitet e fundit.

Sipas tij, kjo masë mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë familjare, pasi bëhet fjalë për produkte që konsumohen çdo ditë dhe që zënë një peshë të rëndësishme në shpenzimet e qytetarëve.

“Një lloj leximi e shoh te ulja më shumë se tre herë e një takse konsumi. Nuk është guxuar në 35 vite buxhet që të ndërhyhet në këtë mënyrë. E shoh aty një lloj reflektimi për protestës. TVSH-ja e ulur më shumë se tre herë është për disa artikuj që konsumohen përditë. Në rast se shikojmë nivelin e konsumit të vendit tonë, që është në nivelet e 12 miliardë eurove, mund t’ju them me plot bindjen se efekti që ka konsumi i ushqimeve me një tatim/takse konsumi të ulur më shumë se tre herë, është shumë më i lartë se sa efekti i marrë së bashku i 10 mijë artikujve të tjerë, që s’janë të përdorimit të përditshëm. Ulja është e ndjeshme dhe është e para herë në 35 vite”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.