☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.29 ▲1.39%
ARI 4,069 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,492 ▲ +2.22% ETH $2,371 ▲ +2.6% XRP $1.3302 ▲ +2.65% SOL $102.9000 ▲ +3.12%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.29 ▲1.39 % ARI 4,069 ▼0.14 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.29 ▲1.39 % ARI 4,069 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për Report Tv komenton shpalljen e Ikballe Hudutit si person të padëshiruar në Shqipëri, vendim që erdhi pas angazhimeve të saj në protestë.

Lamallari thotë në një intervistë për Report Tv se kanë informacione se ajo i shërbente Iranit. Ai thekson se nuk do të hezitojë të marrë të njëjtën vendim edhe për persona të tjerë që përdoren nga agjentura të huaja kundër Shqipërisë dhe rrugës së saj europiane.

“Vendimmarrja për shpalljen person të padëshiruar, ishte një praktikë që kishte kohë që kishte nisur. Pasi kam administruar informacionin jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe me agjenci të tjera, kam krijuar bindjen se është rasti për të ndërhyrë duke e shpallur person të padëshiruar. S’do hezitoj të bëj të njëjtën gjë më të tjerë që nuk janë shtetas shqiptarë, por që përfshihen këtu me axhenda që janë në dëm të rrugës europiane të Shqipërisë dhe interesit kombëtar,” u shpreh Ministri Lamallari, ndërsa shtoi se antiterrori monitoron edhe personat që marrin pjesë në protestë, sidomos ata që janë kontingjent për veprimtarinë e tyre.

“Kur lajmërova shpalljen non grata të Ikballe Huduti, kam bërë publike disa prononcime të saj përmes televizioneve të ndryshme ku i bëhej propagandë regjimit iranian. Duke marrë parasysh faktin që Kuvendi e ka shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit, çdo propagandë ndaj një organizate terroriste, sipas ligjit ka pasoja të tjera. Ky ishte një rast konkret. Nga veprimtaria e institucioneve ligjzbatuese ka informacione të vazhdueshme për elementë që meritojnë vëmendje të posaçme të institucioneve shqiptare. S’do ngurroj për asnjë çast të shkoj me vendimmarrje të tilla, krahas dhunës që bëhet për neutralizimin e tyre edhe nga agjenci ligjzbatuese.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.