☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,578 ▼ -0.98% ETH $2,346 ▼ -2.17% XRP $1.2928 ▼ -0.94% SOL $101.5100 ▼ -2.05%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Arte

Ledia Kostandini prezanton instalacionin “Për aq kohë sa duhet” në ditën e dytë të Gjon Mili Video Art Festival

Në ditën e dytë të Gjon Mili Video Art Festival, artistja Ledia Kostandini prezantoi në Dhërmi instalacionin tekstil “Për aq kohë sa duhet”, një vepër e vendosur në hapësirën publike të fshatit.

Përmes këtij instalacioni, artistja vijon kërkimin e saj mbi tekstilin si bartës të kujtesës, kohës dhe përvojës njerëzore. E mbështetur në traditat e qëndisjes dhe punës artizanale, vepra sjell në vëmendje praktika që kanë shoqëruar jetën e komuniteteve ndër breza.

Instalacioni përbëhet nga shtresa të shumta tekstili gjysmëtransparent, të cilat ndryshojnë pamje në varësi të dritës dhe këndvështrimit, duke zbuluar figura hibride që shfaqen dhe transformohen vazhdimisht.

Krijesat e paraqitura në vepër janë frymëzuar nga afresket dhe figurat mistike të Kishës së Shën Mërisë në Dhërmi. Ato paraqiten si qenie gjysmë njeri dhe gjysmë zog, të vendosura mes tokës dhe qiellit, duke krijuar një lidhje mes elementeve natyrore dhe përfytyrimit artistik.

E vendosur në mjedisin karakteristik të bregdetit jugor, vepra trajton temën e lëvizjes, largimit dhe rikthimit, duke reflektuar mbi marrëdhënien mes njeriut, natyrës dhe kujtesës.

Instalacioni është pjesë e programit artistik të edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival, i cili po zhvillohet në Dhërmi me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.