Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,398 ▼1%
DOW 51,833 ▲0.23%
NASDAQ 25,759 ▼1.56%
NAFTA 73.08 ▼1.06%
ARI 4,148 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,484 ▼ -3.17% ETH $1,659 ▼ -4.57% XRP $1.1006 ▼ -3.28% SOL $68.8700 ▼ -5.84%
S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 % S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Opinion

Lëreni protestën të nxjerrë udhëheqësin e saj!

Nga Mero Baze

Prezantimi i Dritan Goxhaj si përfaqësues i protestës në tubimin e së hënës, ka nxitur një sërë reagimesh politike kundër tij, kryesisht bazuar tek spekulimi rreth të qenit pjesë e UÇK-së, pikëpamjet e tij pro Hezbollahut të shfaqura publikisht muaj më parë dhe historitë me përpjekjen për të bllokuar Albcontrol-in në vitin 2021.

Reagimi politik vjen i gjithi nga qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, i cili ndjehet i lehtësuar që ka një personazh t’ua ilustrojë ndërhyrjen e Iranit e deri tek komandantët realë të UÇK-së, që natyrisht hedhin poshtë spekulimin për të ndarë meritat e veta me babin që ishte pjesë e shtabit politik të UÇK.

Këtu po teprohet me përkushtimin për të policuar protestën dhe për t’i gjetur një udhëheqës të mirë, që të mos ketë simpati për Iranin apo Hezbollahun, të mos gënjejë për UÇK apo të ketë sjellje të mira në punë. Nuk po merrem me faktet se shumica e tyre janë publike, por kjo nuk është punë e qeverisë. Kjo është punë e protestës. Protestuesit në shesh e kanë pranuar Dritan Goxhaj si përfaqësues. Madje pas gjithë kësaj breshërie sulmesh duket se janë plotësisht dakord ta kenë atë udhëheqës.

Dhe në një farë mënyre qeveria i ka dhënë atij me dhunë statusin e udhëheqësit të protestës.

Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet, por mundet. Qeveria nuk ka pse zgjedh udhëheqësin e protestës, duke dhënë identikitin e tij që duhet të jetë doemos pro-evropian, pro-SHBA, i pakërkuar nga Haga, të mos jetë non grata në SHBA, Evropë apo Britani të Madhe etj. Këto janë vese shoqërish jo të lira. Në një Shqipëri të lirë opozita zgjedh vetë udhëheqësin e saj, protesta zgjedh vetë liderin dhe arsyet përse proteston, dhe qeveria shikon punën e saj duke qeverisur vendin dhe duke mundur kundërshtarët në zgjedhje.

Në propagandë nuk ia vlen t’i mundësh edhe sikur të kesh të drejtë. E kuptoj Bardhyl Mahmuti që ka qenë drejtues i lartë politik i UÇK-së, dhe i pari që ka vendosur kontaktet e UÇK me SHBA më 1998, që bëhet nervoz kur Dritan Goxhaj thotë se ka qenë “koordinator” i UÇK me SHBA në Tiranë gjatë luftës. Çdo kush që e njeh sado pak historinë e luftës së 1999 vë buzën në gaz kur dëgjon gjëra të tilla. Thjesht i është dashur ajo histori të fillonte punë në Kosovë pas luftës dhe kjo është nga ato “gënjeshtrat e bardha” të kalamajve që nuk prishin punë. Por edhe sikur të thoshte të vërtetën, nuk është se kishte ndonjë pengesë të bëhej udhëheqës i protestës. Në atë protestë mund të bëhet udhëheqës edhe dikush që ka lindur në vitin 1999.

Nuk e kuptoj përse duhet t’i gjejmë protestës një udhëheqës siç e duam ne që nuk jemi dakord me protestën. Protesta ka fytyrën e vet, fuqinë e vet, objektivat e veta dhe udhëheqësit e vet. Edhe ajo si populli meriton udhëheqësin që ka. Mjafton që atë ta caktojë vetë. Jo ta ndihmojmë ne me vërejtje se si duhet të jetë.

Dhe nuk e kam hallin se protestuesit dëgjojnë Edi Rama apo lexojnë gazetën Tema dhe e heqin. Kam frikë se pas kësaj fushate, mendojnë vërtet se ky “ka tmerruar Edi Ramën” dhe  kalojnë në fanatizëm siç bën Sali Berisha kur mbron Flamurin. Dhe ky do të jetë një dëm pervers për protestën, duke u ndikuar prej atyre që bëjnë sikur sulmojnë identikitin, që duan përballë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.