Letra e parë e shkruar nga John Lennon del në ankand
Një letër e shkruar nga ish-anëtari i Beatles, John Lennon, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm me një çmim fillestar prej 30.000 paundësh.
“BBC News” raporton se kjo letër është shkruar nga Lennon kur ai ishte vetëm 11 vjeç. Bëhet fjalë për një letër falenderimi dërguar hallës së tij, për ta falenderuar për dhuratat e Krishtlindjeve.
Letra do të dalë në ankand përmes “TracksAuctions.com”, i cili është pjesë e koleksioneve të Lennon prej 300 artikujsh.
Ja çfarë shkruhet në letrën e John Lennon: “E dashur Harrie. Faleminderit për librin që më ke dërguar për Krishtlindje si edhe për peshqirin që mbante emrin tim. Mendoj se është peshqiri më i bukur që kam parë ndonjëherë. Libri që më dërgove është një nga më interesanët që kam lexuar deri tani. Momenalisht jam në faqen e 18-të. Historia flet për anijet si edhe rreth një burri që quhet Kapiteni Kidd The Pirate. Jam në kapitullin e dytë që titullohet “Mary Celeste”. Faleminderit edhe për bluzën e kuqe që më ke dërguar. Gëzuar vitin e ri. Me dashuri John“.