☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,601 ▼ -2.09% ETH $2,684 ▼ -2.42% XRP $1.4847 ▼ -4.15% SOL $119.5000 ▼ -2.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Levica propozon shërbim të ri shtetëror: ushtarët mbi 45 vjeç të ruajnë infrastrukturën kritike

Partia e majtë Levica propozon formimin e një shërbimi të veçantë shtetëror në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të mund të angazhoheshin edhe ushtarët profesionalë që pas moshës 45 vjeç nuk vijojnë më shërbimin aktiv.

Partia e majtë Levica propozon formimin e një shërbimi të veçantë shtetëror në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, që do të merrej me ruajtjen e infrastrukturës kritike civile. Në të do të mund të angazhoheshin edhe ushtarët profesionalë që pas mbushjes së moshës 45 vjeç nuk mund të vazhdojnë më si ushtarë profesionalë në Ushtri, siç njofton Fokus.

Propozim-ligjin për infrastrukturën kritike e argumentoi në seancën e Komisionit Ligjor-Juridik deputeti dhe nënkryetari i Levicës, Rexhep Ismail. Sipas tij, me zgjidhjen e propozuar do të adresoheshin njëkohësisht dy probleme: mbrojtja fizike e objekteve kritike dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i kuadrit të trajnuar të Ushtrisë.

«Kemi mbrojtje fizike të pamjaftueshme të infrastrukturës kritike civile, ose ajo i është besuar një marrëdhëniejeje tregtare, gjegjësisht sigurimit privat. Personalisht, si propozues, mendoj se kjo nuk është mirë, sepse përgjegjësia për këto objekte kritike duhet të jetë publike, pra e organeve shtetërore», tha Ismaili.

Shërbimi, sipas propozimit, do të funksiononte në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk do të ishte pjesë e Ushtrisë. Detyra e tij do të ishte mbrojtja fizike e infrastrukturës kritike civile sipas prioriteteve, planeve dhe kuadrit të disponueshëm të përcaktuara paraprakisht. Si shembuj të infrastrukturës me rëndësi të drejtpërdrejtë për funksionimin e përditshëm të qytetarëve përmenden sistemet e ujësjellësit dhe ato të komunikimit, krahas objekteve të tjera me rëndësi kritike. Në funksionimin e sistemit parashikohet koordinimi mes Ministrisë së Mbrojtjes, Qeverisë dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Ismaili vuri në dukje se problemi i dytë që Levica kërkon të zgjidhë është statusi i ushtarëve profesionalë pas moshës 45 vjeç. «Problemi tjetër është statusi i pazgjidhur i ushtarëve që pas mbushjes së 45 vjeçave nuk kanë më të drejtë të jenë pjesë e Ushtrisë si ushtarë profesionalë. Praktikisht, zgjidhja që ofrojmë është lidhja e këtyre dy problemeve duke ofruar zgjidhje përmes një shërbimi në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, por jo si pjesë e Ushtrisë», tha ai. Ideja është që përvoja ushtarake, trajnimi dhe njohuritë e tyre të vazhdojnë të shfrytëzohen përmes angazhimit në shërbimin e ri, në vend që ruajtja e një pjese të objekteve kritike t’u lihet kompanive private.

Sipas Ismailit, propozimi në fazën fillestare do të kërkonte mjete shtesë nga buxheti i shtetit, por propozuesit presin që në afat të gjatë shteti të kursejë mjete. «Në afat të shkurtër do të shkaktojë disa rrjedhje më të mëdha financiare nga buxheti, por në afat të gjatë pritet që kjo të kursejë rrjedhje financiare, sepse në përgjithësi do të marrë një pjesë të tregut ku aktualisht operon sigurimi privat», tha ai, duke shtuar se në të ardhmen kompetencat e këtij shërbimi publik mund të zgjeroheshin edhe drejt ruajtjes së objekteve të tjera publike, përfshirë shkollat, edhe pse ato nuk bëjnë pjesë në kategorinë e infrastrukturës kritike. Siç shkruan Fokus, propozim-ligji nuk mori mbështetje nga Komisioni Ligjor-Juridik, ndërsa për procesimin e mëtejshëm të tij duhet të shprehet Kuvendi në seancë plenare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.