Lëvizja Një, subjekt i ri në skenën politike shqiptare në Maqedoni
Skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut iu bashkua një subjekt i ri, "Lëvizja Një", e drejtuar nga ish-kreu i OVL-UÇK-së Besim Hoda, i cili në promovim bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve dhe kritikoi përçarjet e partive ekzistuese.
Skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut iu bashkua edhe një subjekt i ri politik. Siç njofton Alsat, bëhet fjalë për “Lëvizjen Një”, të drejtuar nga ish-kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda, e cila u promovua publikisht.
Në promovimin e lëvizjes, Hoda tha se subjekti i ri vjen në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë si asnjëherë më parë të jenë më të bashkuar. Sipas tij, arsyeja që e shtyu atë dhe bashkëmendimtarët e tij të formojnë këtë lëvizje është pakënaqësia e shqiptarëve sot dhe ndjesia se ata janë të papërfaqësuar.
Hoda kritikoi edhe skenën aktuale politike, duke thënë se në vend aktualisht ka një parti të ndarë në disa grupacione, të cilat, sa herë që preket interesi i tyre personal, përçahen, ofendohen e shahen në mënyrë brutale, duke harruar interesin e qytetarëve.
Ai iu drejtua edhe bashkëqytetarëve maqedonas, duke thënë se ata duhet ta mësojnë se nëse mashtrojnë disa politikanë, kjo nuk do të thotë se mund të mashtrojnë popullin shqiptar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.