Rajoni

Li Keqiang mbërrin në Sofje për vizitën zyrtare në Bullgari dhe Takimin e 7-të të Liderëve Kinë-EQL

Me ftesë të homologut bullgar Boyko Borissov, kryeministri i Kinës Li Keqiang mbërriti pasditen e 5 korrikut sipas orës vendore në Aeroportin Ndërkombëtar të Sofjes duke filluar vizitën e tij zyrtare në Bullgari. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në Takimin e 7-të të Liderëve Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore.

Li Keqiang u shpreh se Kina dhe Bullgaria gëzojnë një miqësi të thellë tradicionale.

“Bullgaria është një nga vendet e para që krijuan marrëdhëniet diplomatike me Kinën e re. Marrëdhëniet e dy vendeve kanë ruajtur prirjen e shëndeshme dhe të qëndrueshme të zhvillimit. Kjo është vizita ime e parë si kryeministër në Bullgari si dhe vizita e parë e një kryeministri kinez në 18 vjet.”

“Shpresojmë se kjo vizitë do të konsolidojë miqësinë tradicionale mes dy vendeve, do të nxisë bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme dhe do të nxisë zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës miqësor të bashkëpunimit me një nivel më të lartë”, shtoi ai.

Li Keqiang vuri në dukje se “Bashkëpunimi Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore (16+1)” forcon marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni dhe luan rol konstruktiv për nxitjen e integrimit europian.

“Në skenën e tanishme, shpresoj që së bashku me liderët e 16 vendeve të EQL-së “Bashkëpunimi 16+1″ të nxitet dhe të zhvillohet më tej, të mbrohet multilateralizmi e globalizmi ekonomik dhe të nxitet liria dhe lehtësimi tregtar në favor të popullit të Kinës dhe popujve të Europës Qendrore e Lindore si dhe të ofrojë energji të re për stabilitetin e zhvillimin rajonal e botëror”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button