☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,685 ▼0.3%
DOW 53,102 ▼0.68%
NASDAQ 26,179 ▼0.58%
NAFTA 86.41 ▲2.39%
ARI 4,538 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,715 ▲ +10.25% ETH $2,279 ▲ +17.85% XRP $1.2223 ▲ +20.25% SOL $86.6400 ▲ +10.5%
S&P 500 7,685 ▼0.3 % DOW 53,102 ▼0.68 % NASDAQ 26,179 ▼0.58 % NAFTA 86.41 ▲2.39 % ARI 4,538 ▼0.16 % S&P 500 7,685 ▼0.3 % DOW 53,102 ▼0.68 % NASDAQ 26,179 ▼0.58 % NAFTA 86.41 ▲2.39 % ARI 4,538 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Liberalizimi i vizave për Kosovën, PE vendos sot

Parlamenti Europian do të votojë sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, siç informon përmes një njoftimi Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i PE-së.
Pas këtij votimi do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Votimi në PE ishte paraparë për muajt e ardhshëm, por sipas njoftimit të komitetit LIBE, “disa grupe parlamentare kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit”.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare.

Sot, kur raportuesja për vizat merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Europian, procesi kalon në nivelin e grupeve të punës. “Radio Europa e Lirë” mëson se takimi i parë i grupit të punës do të mbahet më 17 shtator.

Pasi të përafrohen bisedimet në kuadër të këtij grupi, çështja kalon më tej në nivel ministrash të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të cilësuar.

Komisioni Europian vendosi më 18 korrik të këtij viti se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimit Europian të liberalizojë vizat për qytetarët e saj. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e “Schengen”-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.