☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,400 ▼ -0.76% ETH $1,648 ▼ -0.73% XRP $0.9391 ▼ -0.82% SOL $70.6400 ▼ -1.23%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu në pritjen shtetërore të Begajt: Shqipërinë e kishim në zemër edhe kur nuk na lejohej ta kalonim kufirin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, Haxhiu ka theksuar lidhjen historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ajo ka thënë se të dyja shtetet, përveç historisë së përbashkët, ndajnë edhe aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Haxhiu ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të angazhimeve ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve për të ecur më shpejt drejt këtij synimi.

“Festa e Flamurit na bashkon kudo që jemi. Është dita kur kujtojmë historinë e përbashkët, sakrificën e brezave dhe rrugën e gjatë të shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë. Nga kryengritjet që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e deri te lufta e Adem Jasharit dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flamuri kuqezi u ka prirë përpjekjeve tona për liri. E ruajtëm në shtëpitë tona edhe kur na ndalohej ta shpalosnim, e ngritëm në demonstrata kur na mohohej liria dhe nën të luftuan çlirimtarët tanë. Shqipërinë e kishim në mendje e në zemër edhe atëherë kur nuk na lejohej ta kalonim kufirin”, tha ajo.Sipas saj, Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, ashtu siç zë Kosova në historinë e pavarësisë së Shqipërisë.

“Sot, përveç historisë së përbashkët, Kosova dhe Shqipëria ndajnë edhe aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Besoj se duke e thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona dhe duke i bashkërenduar angazhimet tona ndërkombëtare, do të ecim më shpejt drejt realizimit të kësaj aspirate. Uroj që brezat e ardhshëm të shqiptarëve ta trashëgojnë dashurinë për njëri-tjetrin, ashtu siç e trashëguam ne nga brezat para nesh. E ne që sot kemi përgjegjësi shtetërore, do të vazhdojmë të punojmë që Kosova e Shqipëria të zhvillohen e të fuqizohen përkrah njëra-tjetrës. Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Ditën e Flamurit!”, shkroi Haxhiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.