SHBA – Trump njofton fundin e pranisë ushtarake amerikane në Irak
UASHINGTON, 30 shtator /ATSH – AA/. – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën se forcat e fundit amerikane po largohen nga Iraku, duke shpallur përfundimin e më shumë se dy dekadave të përfshirjes ushtarake amerikane në vend.
“Sot, kam kënaqësinë të njoftoj se forcat e fundit amerikane po largohen nga Iraku!”, tha Trump në platformën e tij sociale Truth Social.
“Ka qenë një kohë e gjatë, me vendimmarrje shumë të këqija që na përfshinë në këtë ngërç që në fillim, por së shpejti kjo do të jetë pjesë e historisë”, shtoi ai.
Trump tha se tërheqja do të shënojë përfundimin e operacionit “Inherent Resolve” dhe e përshkroi largimin e forcave dhe pajisjeve të koalicionit nga Baza Ajrore e Erbilit si përfundim të rregullt të misionit amerikan.
Presidenti vlerësoi gjithashtu kryeministrin e ri të Irakut, Ali al-Zaidi.
“Kjo është një ditë e madhe për Amerikën dhe, më e rëndësishmja, ne largohemi duke e lënë Irakun me një kryeministër të ri të mrekullueshëm, Ali al-Zaidi, dikë që e mbështeta që në fillim dhe e përkraha plotësisht”, tha Trump.
“Ai fitoi një zgjedhje që nuk pritej ta fitonte dhe e bëri këtë me një fitore dërrmuese!”, shtoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.