🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,711 ▲0.53%
DOW 51,386 ▲0.07%
NASDAQ 27,038 ▲0.9%
NAFTA 91.19 ▲2.03%
ARI 4,206 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,661 ▼ -0.36% ETH $2,677 ▼ -1.52% XRP $1.4979 ▼ -3.77% SOL $118.9400 ▼ -1.52%
S&P 500 7,711 ▲0.53 % DOW 51,386 ▲0.07 % NASDAQ 27,038 ▲0.9 % NAFTA 91.19 ▲2.03 % ARI 4,206 ▲0.62 % S&P 500 7,711 ▲0.53 % DOW 51,386 ▲0.07 % NASDAQ 27,038 ▲0.9 % NAFTA 91.19 ▲2.03 % ARI 4,206 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Boterori

Liga e Kombeve/ pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!

Shqipëria e Rolando Maranit bën detyrën në transfertë dhe merr një tjetër fitore në Nations League. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 San Marinon, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund, duke ruajtur edhe portën e paprekur.

Shqipëria e gjeti golin e parë në minutën e 21-të. Pas një goditjeje këndi, Rey Manaj e devijoi topin dhe Anis Mehmeti ishte në vendin e duhur për të shënuar, duke festuar golin e tij të parë me Kombëtaren A.

Vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Manaj provoi nga goditja e dënimit, portieri vendas e grushtoi topin, por Myrto Uzuni përfitoi nga topi i kthyer dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Pas pushimit, kuqezinjtë vazhduan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 65-të erdhi edhe goli i tretë. Rey Manaj shënoi pas një aksioni brenda zonës, duke vulosur fitoren 3-0

Tri pikë të tjera për Shqipërinë, që pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë shkon në 6 pikë pas dy ndeshjeve dhe merr një pozicion shumë të mirë në garën për kreun e grupit.

Aq më tepër pas barazimit pa gola mes Finlandës dhe Bjellorusisë, rezultat që i jep kuqezinjve mundësinë të shkëputen në krye.

Tani rivali i vetëm direkt mbetet Finlanda, me të cilën kuqezinjtë kanë përballjen e radhës dhe është deçizive për vendin e parë dhe kualifikimin më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.