🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼0.5%
ARI 4,031 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,106 ▼ -0.13% ETH $2,312 ▼ -0.83% XRP $1.2934 ▲ +0.13% SOL $100.5500 ▼ -0.47%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ligjet që kushtëzojnë liberalizimin

Institucionet e Kosovës për më pak se tre muaj duhet të plotësojnë edhe disa kritere teknike, si dhe të miratojnë nëntë ligje që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Më pas Ministrisë së Integrimeve Evropiane i hapet rruga t’ia dërgojë Komisionit Evropian, raportin për përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave.

Njëri prej ligjeve më të rëndësishme në këtë proces është Ligji për përgjimet elektronike, ndërsa sfida tjera janë edhe finalizimi i procedurave të prokurimit për certifikata të reja, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, miratimi i Rregullores për Sistemin Informativ për Evidencë Penale dhe futja në funksion e këtij sistemi, e miratimi i Rregullores për Menaxhim të Programit të Riintegrimit. Drejtuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane janë shprehur të bindur se këto punë do të kryhen shpejt. Ndërkohë që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane janë shprehur skeptikë.

“Sa u përket këtyre kushteve, shumica prej 9 ligjeve janë votuar në Qeveri, si Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji kundër diskriminimit, si dhe së fundi është votuar edhe Ligji për Përgjime të Telekomunikimeve i cili ishte pjesë e përgjegjësisë së Ministrisë së Integrimit. Shumë shpejt edhe 4 ligje të fushës së Gjyqësorit do të procedohen në Qeveri dhe kjo do të kompletojë përmbushjen e obligimeve legjislative nga udhërrëfyesi”, ka thënë zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.