🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 81.89 ▼0.51%
ARI 3,728 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,468 ▼ -3.85% ETH $1,766 ▼ -3.13% XRP $0.9633 ▼ -1.88% SOL $73.0300 ▼ -2.46%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 81.89 ▼0.51 % ARI 3,728 ▼0.38 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 81.89 ▼0.51 % ARI 3,728 ▼0.38 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

Limaj, thirrje Qeverisë dhe opozitës: Përgatituni për Apelin në Hagë, pasi Serbia mund ta hapë çështjen e pavarësisë së Kosovës

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se një vendim i dëmshëm i Gjykatës Speciale në Apel mund t’i japë Serbisë argumente për të hapur një proces të ri gjyqësor kundër Kosovës, duke kontestuar pavarësinë e saj.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Limaj ka thënë se një proces i tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Kosova e humb pavarësinë, por do të mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme për vendin.

Sipas tij, kontestimi i pavarësisë mund të ndikojë në ndaljen e njohjeve të reja, investimeve të huaja dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Limaj ka paralajmëruar se ky rrezik mund të shfaqet edhe pas tre apo katër vjetësh, prandaj ka kërkuar nga Qeveria dhe opozita që ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje.

Ai ka bërë thirrje që të angazhohen ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që Kosova të përgatitet për çdo zhvillim të mundshëm.

“Kjo betejë nuk është thjesht për katër vetë”, ka deklaruar Limaj, duke theksuar se në Hagë, sipas tij, nuk është gjykuar vetëm fati i individëve, por edhe qëllimi i luftës.

Limaj ka thënë se beson që, në rast të një vendimi të dëmshëm në Apel, të akuzuarit mund të kthehen shpejt në shtëpi, pasi sipas tij, Gjykata nuk është e interesuar t’i mbajë në burg, por të marrë një certifikatë përmes vendimit të saj.

Ai ka theksuar se synimi duhet të jetë që ata, kur të kthehen në Aeroportin e Prishtinës, të mos kthehen me atë që e quajti “certifikatë të të dënuarit”, por me “certifikatën e pavarësisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.