Lirohen shoferët shqiptarë të ndaluar për abetare dhe libra shqip
Dy shoferë të ministrisë së jashtme shqiptare të cilët u ndaluan të hënën nga policia greke nën akuzën për shpërndarje të materialeve propagandistike, janë liruar pas disa orë arresti. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme shqiptare për mediat. Sipas tij “autoritetet greke kanë bërë ndalimin me pretendimin se librat kishin përmbajtje historike që cënonin shtetin grek”. Sipas vetë palës greke bëhej fjalë për abetare dhe libra shqip. Ministria e Jashtme Shqiptare ka kontaktuar më ambasadën shqiptare në në Athinë dhe ambasadoren greke në Tiranë dhe ka kërkuar lirimin e tyre. Gjithnjë sipas zëdhënësit të MPJ shoferët janë liruar, por do të vazhdojnë bisedimet për të sqaruar pse ka ndodhur ky incident.