☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.90 ▼1.49%
ARI 4,361 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,405 ▲ +0.58% ETH $2,437 ▲ +1.18% XRP $1.2975 ▲ +0.58% SOL $100.0700 ▲ +2.88%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.90 ▼1.49 % ARI 4,361 ▼0.6 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.90 ▼1.49 % ARI 4,361 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Politika

LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi m�

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ndal në Kuvend te deklarata për Kosovën, duke thënë se mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që qëndrimi të mbahej në mënyrë institucionale nga kryetari i Kuvendit.

“Unë kam heshtur sot, të them të drejtën. Besoj se të gjithëve na plas shpirti këtu për t’i thënë ca fjalë”, tha Balla, ndërsa kundërshtoi që deklarata për Kosovën të kushtëzohej nga mungesa në sallë e deputetit Agron Shehaj.

“Na dalin edhe na thonë ‘mos votoni deklaratën për Kosovën’, se na mungon Agron Shehaj. Do të plasë dy herë shpirti, jo një herë”, u shpreh ai.

Balla më pas u përqendrua te debatet procedurale në seancë, duke kërkuar që çështjet për të cilat Kuvendi ka votuar të mos rihapen sërish për diskutim.

“Mund të jemi i vetmi parlament në botë që bëjmë diskutimin, shkojmë në votim dhe, pasi bëjmë votimin, i kthehemi edhe një herë diskutimit”, tha Balla.

Duke iu referuar kërkesës së PD-së për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për magjistratët, Balla tha se kërkesa ishte diskutuar dhe rrëzuar me votë dhe kërkoi nga drejtuesi i seancës që të mos lejojë rihapjen e së njëjtës çështje.

“Pasi bëhet votimi, nuk ka më diskutim dhe prapë të hedhim në votim atë që rrëzuam në votim. Duhet të jemi pak seriozë”, deklaroi Balla.

Fjala e plotë:

Mund të jemi i vetmi parlament në botë që bëjmë diskutimin, shkojmë në votim, mbasi bëjmë edhe votimin, i themi edhe një herë diskutimit. Tani, për çështjen që diskutoi zonja deputete, kishte një kërkesë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. U çua kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike pa i hequr ekspertizën… E sqaroi më së miri. Në vlerësimin e çështjeve që ngriti. Pra, pse kjo çështje duhet të ikte nga rendi i ditës.

Tani, u ngrita dhe unë në emër të kësaj pjesës së sallës, sqarova pse kjo çështje nuk duhet të iki nga rendi i ditës. Tani kashtë mbi tjegulla del një tjetër dhe thotë “hiqeni nga rendi i ditës”. Pasi ne kemi bërë votimin, tani duhet të jemi çik serioz, zoti kryetar. Pra, një çështje praktika parlamentare, britanikët na e kanë mësuar këtë, këtë formë parlamentarizmi. Pasi bëhet votimi, nuk ka më një diskutim, dhe prapë tani të hedhim në votim atë që rrëzuam në votim. Dhe prandaj, zoti kryetar, në momentin që juve ju kërkohet, më falni, se nuk dua t’ju kërkohet fjala për procedurë, për një çështje, në momentin që ajo çështje është ezauruar ndërpritet fjala, kalohet tek një folës tjetër.

Nëse ka një çështje për procedurë, deri tani nuk ka pasur asnjë diskutim për procedurë, asnjë. Deri shkuam në pikën që, meqenëse na mungon Agron Shehaj, ne nuk duhet të shprehemi për çlirimtarët. Se na mungon Agron Shehaj në sallë, është hall i madh. Të lutem shumë, kryetar, besoj që po afron momenti që duhet të kemi atë deklaratën gati, që diskutuam, unë kam heshtur sot, të them të drejtën, besoj se të gjithë të tjerët na plas shpirti këtu për t’i thënë ca fjalë. Por atë vendim dje, po, e kemi dakordësuar në konferencë të kryetarëve që do flisni ju, në emrin tonë të gjithëve, për të qenë institucional, për të qenë serioz. Na dalin edhe na thonë “mos votoni deklaratën për Kosovën”, se na mungon Agron Shehaj. Do të plasi dy herë shpirti, jo një herë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.