⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,876 ▲ +0.42% ETH $2,262 ▲ +0.35% XRP $1.2472 ▼ -0.38% SOL $93.8400 ▼ -1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, anëtari i kryesisë së lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Ervis Çela, deklaroi se kjo forcë politike ka vijë të kuqe me individët që kanë qenë në pushtet dhe kanë përfituar padrejtësisht nga buxheti i shtetit dhe paratë e qytetarëve.

Çela tha se bashkimi politik duhet të ndërtohet rreth një kauze dhe një parimi të përbashkët. Sipas tij, kandidatët për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 9 majit 2027 mund të mos jenë përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, por figura që qëndrojnë mbi palët dhe që mund të mbështeten nga disa subjekte politike.

“Ka një vijë të kuqe, jo me njërën parti apo tjetrën parti. ‘Shqipëria Bëhet’ ka një vijë të kuqe me çdo parti dhe çdo individ dhe vijën e kuqe e kemi vendosur me të gjithë ata persona që kanë qenë në pushtet dhe kanë përfituar nga buxheti dhe xhepat e shqiptarëve në mënyrë të padrejtë. Kjo është vija e kuqe. Nëse ne vendosim vijë të kuqe me subjekte, atëherë ne nuk jemi më të rinj me mentalitetin që të themi të bëhemi bashkë për një kauzë. Dhe unë thashë, bashkimi çon në një kohezion për të arritur një qëllim, për parimin dhe jo për individin, për të çuar një person në një post, sepse nuk ndryshon asgjë. Ne po mundohemi që të bëhet ky kohezion i madh, për t’u dhënë një model dhe shpresë qytetarëve që të gjejnë një besim te politika. Nëse kandidatët për kryetar bashkie nuk janë përfaqësues të një subjekti, kjo do të bënte, në gjykimin tim, kohezionin midis të gjitha subjekteve për të zgjedhur një figurë që del mbi palët. Kjo nuk e përjashton rastin që një parti apo tjetra të mos bëhet pjesë e kësaj që ne kemi dëshirë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.