☁️
Tiranë 31°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.64 ▼1.37%
ARI 4,084 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,610 ▲ +2.93% ETH $1,630 ▲ +3.15% XRP $1.0679 ▲ +2.05% SOL $78.8000 ▲ +4.91%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,084 ▲0.04 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.64 ▼1.37 % ARI 4,084 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet drejt deputetëve, shoqërohen 5 persona, policia përdor spraj djegës

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Qytetarët janë mblidhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës plenare njëkohësisht.

Mësohet se janë shënuar edhe ditën e sotme incidente duke qëlluar më vezë. Ndërkohë, janë shoqëruar 5 persona.

Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.

Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Punonjësit e policisë arrestuan disa persona për shkak të këtyre incidenteve. Gjithashtu protestuesit hodhën akuza dhe bënë thirrje kundër deputetëve. Ata hodhën edhe vezë në drejtim të mjeteve të tyre.

Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëhet me dije se PD nuk merr pjesë në seancë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike”, shkruan PD.

Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë rrethimit të Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të zmbrapsur turmën që po tentonte të çante kordonin sigurisë, policia ka përdorur spray djegës.

Përplasja fillestare la pas disa protestues të lënduar dhe me probleme në shikim për shkak të lëndës djegëse. Pas disa minutash tensioni ekstrem, situata ka njohur një qetësim të momentit.

Ajo që ka rënë në sy në mes të kaosit kanë qenë pamjet e një efektivi policie, i cili ka dal nga rreshti i uniformave blu për t’i ardhur në ndihmë një qytetari të moshuar i prekur rëndë nga sprajti. Në video shihet polici që ndihmon protestuesin duke i hedhur ujë për të larë sytë dhe për të zbutur djegien e fortë.

Sot, në orën 10:00, është zhvilluar protesta e radhës nga qytetarët kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet njëkohësisht edhe seanca e radhës plenare.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se, duke marrë parasysh njoftimin e bërë një ditë më parë, grupet parlamentare janë udhëzuar që deputetët të mbërrijnë më herët në Parlament, për të shmangur incidente të mundshme.

Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur që në orët e para Parlamentit. I pari që ka mbërritur ka qenë Niko Peleshi, automjeti i të cilit është goditur me vezë dhe miell nga protestuesit.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancën plenare, pasi në orën 11:00 ka të planifikuar një aktivitet që lidhet me startup-et.

Ka pasur përplasje para Parlamentit, protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik. Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protesuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur protesta qytetare, duke ndjekur të njëjtin skenar si dita e martë. Për të garantuar hyrjen e sigurt të deputetëve në sallë dhe për të shmangur çdo konfrontim fizik me pjesëmarrësit në tubim, forcat e policisë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar dhe blinduar plotësisht institucionin me një gardh metalik. Pavarësisht kordonit të sigurisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, situata ka shfaqur tensionet e para. Raportohet se policia ka kryer edhe shoqërimet e para të personave në komisariat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.