☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 93.00 ▼3.15%
ARI 4,505 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,536 ▼ -2.37% ETH $1,772 ▼ -0.83% XRP $1.1730 ▼ -1.75% SOL $68.6600 ▼ -3.93%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 93.00 ▼3.15 % ARI 4,505 ▲0.85 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 93.00 ▼3.15 % ARI 4,505 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga në Click Plus tha se derisa ishte ministër e kishte nisur iniciativën për ta zgjidhur, jo vetëm provimin e jurisprudencës por edhe atë të noteriatit dhe përmbarimit që të jepen edhe në shqip.

Sipas tij gjithçka ishte gati, propozimi ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Kovaçevski dhe procedura kishe arritur në Kuvend. Por me ardhjen e Qeverisë së re, siç thotë Lloga, procedura u ndërpre.

“Ju edhe sot mund të hulumtoni në ueb faqen e Kuvendit të RMV-së dhe do të shihni se në pikat 42, 43, 44 janë tre ligjet të cilat janë propozuar nga ana e Qeverisë së RVM-së dhe nuk ka pasur asnjë fal lloj problemi. Ju mund të shihni po kështu tre propozim ligjet kanë arritur në Kuvend me miratimin dhe pajtimin e gjitha palëve të involvuara dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje. Është provimi për jurisprudencë, noteriat dhe përmbarim”.-Ju po thoni se i keni dorëzuar të gjitha këto dhe në momentin kur erdhi Qeveria teknike, pastaj gjithçka u ndërpre!?“Gjithçka sepse ju nënshtruam procesit zgjedhor”.-Dhe e gjithë kjo procedurë u ndal kur erdhi Qeveria e re?Po, Qeveria e re dhe fatkeqësisht, pa asnjë reagim publik. Unë jam habitur në atë kohë me kryetarin e kuvendit i cili nuk dha asnjë sqarim përse këto ligje u tërhoqën nga procedura parlamentare.Po thoni që z.Afrim Gashi ka qenë në dijeni për të gjithë këtë procedurë që e keni iniciuar dhe ai e ka kthyer prapë.Këto të gjitha i keni në ueb faen e kuventit të RMV-së”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Reaguan nga VLEN. Deputeti Adanan Azizi tha se deklarimet e Llogës në Click Plus ishin vetëm folklor, vetëm deklarata politike.“Kernari, kur ka qenë ministër, në vend që ta zgjedh, me të drejtën që e ka pas në ministri, me vendim të ministrisë nuk e zgjodhi. Të vetmin problem që e zgjodhi Krenari sa ishte ministër, ishte abstenimi dhe vjetërsimi i lëndës se Mijallkovit dhe Jankullovëskës. Prandaj këta kanë vetëm folklor, vetëm deklarata politike. Çdo ligj që është jashtëzakonisht i mirë për shqiptarët për studentët, që po i zgjedhim në mënyrë sistematike, duan të krijojnë përmbajtje se ja edhe këta nuk kanë gjet zgjidhje, por zgjidhje me defekt, që nuk është e vërtetë”, tha Adnan Azizi nga VLEN.

Ndryshe nga VLEN tashmë thonë se është arritur zgjidhje jo vetëm për ligjin për jurisprudencën por për të gjitha provimet shtetërorë që ato të jepen edhe në shqip. Nga ajo që kanë bërë të ditur, për provimin e jurisprudencës thonë se pjesa teorike do të jepet në shqip, ndërsa ajo praktike në maqedonisht. Lloga këtë zgjidhje e quajti zgjidhje gjysmake. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.