🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,041 ▲0.69%
NASDAQ 27,098 ▲2.17%
NAFTA 92.39 ▼3.84%
ARI 4,388 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,042 ▲ +5.93% ETH $2,750 ▲ +4.35% XRP $1.5053 ▲ +6.86% SOL $117.4600 ▲ +6.57%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,041 ▲0.69 % NASDAQ 27,098 ▲2.17 % NAFTA 92.39 ▼3.84 % ARI 4,388 ▼0.83 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,041 ▲0.69 % NASDAQ 27,098 ▲2.17 % NAFTA 92.39 ▼3.84 % ARI 4,388 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Opinion

Loja ngriva-shkriva me policinë…

Nga Ylli Manjani

Për herë të dytë brenda këtij viti doli lajmi se u shkri Policia e Sarandës. Herën e parë e “shkriu” drejtori, për një ndërtim pa leje. Këtë radhë e “shkriu” ministri, pas një vrasje.

Vetëm Saranda ka përjetuar dy herë brenda një viti të njëjtën skenë: policia shpallet e dështuar, shpërndahet, riorganizohet, emërohen drejtues të rinj dhe gjithçka paraqitet si një fillim i ri. Më parë të njëjtin fat e panë Himara, Vlora dhe një sërë komisariatesh e drejtorish të tjera.

Njerëzia shkohin gallatë se policia po u shkrihet para syve, jo nga qejfi i vet por për qejf të tyre.

Kam një pyetje të thjeshtë, por shumë serioze. Jo për gallataxhijntë që jetojnë melajme sensacionale, por për cilindo që kërkon që policia si institucion korrekt. Çfarë mesazhi po u jepet njerëzve me këtë lojë “ngriva-shkriva”?

Po u thonë se policinë që kishin nuk e kishin për të qenë? Se institucioni që duhej të garantonte rendin, sigurinë dhe ligjin, në fakt paskësh qenë aq i degraduar sa duhet shpërbërë i tëri?

Heu!

Po nëse është kështu, atëherë problemi është shumë më i madh sesa një shef komisaristi apo disa efektivë. Sepse një polici nuk dështon brenda natës. Ajo drejtohet, kontrollohet dhe mbikëqyret çdo ditë nga hierarkia e saj.

Nga ana tjetër nëse nuk është kështu, atëherë këto “shkrirje” janë thjesht spektakël administrativ. Një mënyrë për të prodhuar tituj lajmesh, për të krijuar idenë e një reagimi të fortë dhe për të dhënë përshtypjen se po bëhet revolucion, ndërsa sistemi mbetet po ai.

Pse ore kështu do ruhet rendi e siguria?! Si mund të besohet policia nga publiku, kur drejtuesit e saj nuk e besojnë, por e shkrijnë?!

Nuk mund të ndërtohet besimi i publikut duke i thënë çdo disa muaj se policia e një qyteti nuk vlen më dhe duhet bërë nga e para. Pse ore kush e garantonte sigurinë dje? Kush e garanton sot?

Me shkrirje do kalohen ngjarjet e rënda?! Ja ta zëmë se shkrirja e policisë është dermani, sa para bën pas pilafit?! Ça do të thotë kjo se sa herë ka ngjarje përgjigja është “shkriva” policinë?!

Jo, ore jo! Nuk shkon kjo llogjikë.

Institucionet serioze nuk funksionojnë me butonin reset. Ato funksionojnë me përgjegjësi individuale, me hetim të shkeljeve, me ndëshkim të fajtorëve dhe me forcimin e pjesës së shëndoshë të strukturës.

Nuk ka faj institucioni, por njerëzit. Nga ana tjetër edhe këto të fundit duhen parë me kujdes se nuk janë as orakuj e as profetë që të parashikojnëe saktësi se çdo ndodhë, por nënpunës shteti me limitet e njohura.

Por vetfajsimi i policisë me këtë lojën bajate që sot e ngrijmë, nesër e shkrijmë, pasnesër e rindërtojmë, është gafë e rëndë. Mund të të japë pikë në terrenin populist tek të ushqyerit me lajme, por njerëzit normalë që nuk hanë populizëm, vazhdojnë të pyesin nëse policia është institucion i shtetit apo dekor i konferencave për shtyp.

Një shtet serioz nuk mund ta trajtojë policinë si akullore që shkrihet sa herë ndryshon temperatura politike dhe as sa herë ka ngjarje. Këto të fundit kanë ndodhur e do ndodhin një shoqërinë e gjallë, pavarësisht policisë së ngrirë apo të shkrirë.

Tani që të kthehemi te Saranda, nuk e di se si duhet ta ndalonte policia një hakmarrje të organizuar deri në detaj.

Nga ana tjetër duke shpallur shkrirjen kush po merret me gjurmimin dhe kapjen e autorëve…!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.