☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM shpall Gardën Revolucionare të Iranit kërcënim për sigurinë kombëtare

LONDËR, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike ka shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar se anëtarët e saj mund të përballen me dënime deri në burgim të përjetshëm.

Lajmi u bë i ditursot nga kryeministri Keir Starmer.

Qeveria ka paraqitur në Parlament projekt-rregullore për të përcaktuar si organizata kërcënuese IRGC-në, së bashku me dy grupe të tjera: Lëvizjen Islamike të Shoqëruesve të së Djathtës dhe Korpusin Vullnetar të Drejtorisë Kryesore të Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Vendimi do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit nga Parlamenti.

Duke folur para përfaqësuesve të komunitetit hebre në rezidencën e Downing Street, Starmer tha se Garda Revolucionare Iraniane ka një histori të gjatë të përdorimit të grupeve të ndërmjetme dhe rrjeteve kriminale për të goditur individë në Britaninë e Madhe, përfshirë edhe komunitetin hebre.

Sipas kryeministrit, grupi i quajtur Lëvizja Islamike e Shoqëruesve të së Djathtës ka marrë përgjegjësinë për shtatë sulme me zjarrvënie ndaj objekteve të lidhura me komunitetet hebraike dhe izraelite në Britaninë e Madhe, ndërsa pas këtyre sulmeve, sipas autoriteteve britanike, qëndronin anëtarë të Gardës Revolucionare./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.