🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,605 ▲0.32%
DOW 52,239 ▲0.91%
NASDAQ 25,506 ▲0.27%
NAFTA 96.57 ▼7.25%
ARI 3,970 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,018 ▼ -1.4% ETH $2,254 ▼ -0.66% XRP $1.2429 ▼ -0.75% SOL $92.5100 ▼ -2.35%
S&P 500 7,605 ▲0.32 % DOW 52,239 ▲0.91 % NASDAQ 25,506 ▲0.27 % NAFTA 96.57 ▼7.25 % ARI 3,970 ▲1.81 % S&P 500 7,605 ▲0.32 % DOW 52,239 ▲0.91 % NASDAQ 25,506 ▲0.27 % NAFTA 96.57 ▼7.25 % ARI 3,970 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Antonio Costa dhe Waitz zbuluan gënjeshtrat e Mickoskit

Konfirmime të qarta dhe të padiskutueshme kanë mbërritur nga niveli më i lartë evropian për gjithçka që LSDM ka thënë prej muajsh, të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit janë zbuluar, akuzojnë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi qartë se ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm për hapjen formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Gënjeshtrat me të cilat Mickoski manipuloi qytetarët janë hedhur poshtë.

Në të njëjtën kohë, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin e Thomas Weitz për Maqedoninë, i cili vëren përparim të pamjaftueshëm në reforma, veçanërisht në sundimin e ligjit, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit.Ky është konfirmim i drejtpërdrejtë se qeveria e Mickoskit nuk po zbaton reforma.

Në vend të institucioneve të pavarura, po dëshmojmë presion politik mbi gjyqësorin, ndërhyrje publike në punën e prokurorisë dhe përpjekje për kontroll partiak mbi institucionet.

Raporti i Waitz paralajmëron më tej për ndikim armiqësor të huaj dhe fushata dezinformuese që dëmtojnë demokracinë.Është një tjetër konfirmim i asaj që LSDM ka paralajmëruar prej muajsh, se narrativat anti-evropiane, dezinformimi dhe euroskepticizmi nuk janë të rastësishme, por pjesë e një fushate të organizuar duke ndjekur shembullin e Vuçiçit dhe partisë simotër të OBRM-PDUKM-SNS.

Ndërsa Mickoski dhe makina e tij propagandistike përhapin frikë dhe gënjeshtra rreth kërcënimit të supozuar për identitetin, gjuhën dhe kulturën, qëllimi i vërtetë është ta mbajnë vendin në izolim dhe të parandalojnë integrimin evropian”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.