☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,795 ▼ -4.13% ETH $2,444 ▼ -3.34% XRP $1.3833 ▼ -5.76% SOL $104.1500 ▼ -4.87%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

LSDM: Pas shpërbërjes së ZNAM-it, Mickoski po krijon një satelit të ri politik

LSDM akuzon se kryeministri Hristijan Mickoski ka nisur krijimin e një sujekti të ri politik satelit, pasi, sipas partisë opozitare, ZNAM tashmë është shpërbërë dhe nuk funksionon më si strukturë politike.

“Në ZNAM kanë mbetur vetëm Goran Minçev dhe Maksim Dimitrievski, të cilët aktualisht po luftojnë për pozita. Kur të përfundojë edhe ajo betejë, duke pasur parasysh se mund të mos mbeten as në Qeveri, Mickoski do të mbetet pa instrumentin që e përdorte për dobësimin e bllokut opozitar. Prandaj, ai tashmë ka nisur krijimin e një ‘shoqate’ të re politike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.Sipas partisë opozitare, kjo është pjesë e së njëjtës strategji që OBRM-PDUKM ka përdorur edhe më herët, përmes krijimit të subjekteve politike artificiale, me qëllim dobësimin e opozitës dhe sigurimin e votave shtesë në zgjedhjet e ardhshme.Nga LSDM vlerësojnë se rënia e mbështetjes për OBRM-PDUKM dhe kryeministrin Mickoski po e shtyn atë të mendojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Rënia e madhe e OBRM-PDUKM-së me 150 mijë vota, rejtingu i rrënuar i Mickoskit për shkak të premtimeve të parealizuara dhe kolapsit ekonomik, si dhe fakti që qytetarët e kuptuan se janë mashtruar në zgjedhjet e kaluara, e detyrojnë atë të mendojë për zgjedhje të parakohshme. Mickoski e di se LSDM është forcuar dhe, si pjesë e Frontit të gjerë qytetar për të Vërtetën dhe Drejtësinë, paraqet kërcënim serioz për pushtetin e tij”, theksojnë nga partia.

Sipas LSDM-së, Mickoskit i nevojitet një satelit i ri politik për të përsëritur skenarin e zgjedhjeve të kaluara. “Ky është shembull klasik i inxhinieringut politik në formën e tij më të keqe. Në vend që të merret me problemet reale të qytetarëve, Mickoski vazhdon të ndërtojë struktura paralele, misioni i vetëm i të cilave është ruajtja e pushtetit përmes manipulimit dhe ndarjes së votave. Ai nuk po krijon një forcë të re politike, por një mekanizëm të ri kontrolli të procesit zgjedhor dhe fragmentimi të votës opozitare, ashtu siç veproi edhe me ZNAM-in. E njëjta gënjeshtër nuk do të kalojë dy herë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.