🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

Lidhja Shqiptare vlerëson se njoftimi i Qeverisë për formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup është një hap i mirëpritur, por thekson se gjendja reale në shëndetësi tregon mungesë të reformave konkrete.

Duke iu referuar raportit “Kompasi i Premtimeve”, të përgatitur nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, kjo parti thekson se vetëm 13 për qind e premtimeve në sektorin e shëndetësisë janë realizuar, ndërsa 71 për qind ende nuk kanë filluar të zbatohen.

Reagimi i plotë:

Nga njëra anë, Qeveria njofton formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup. Çdo iniciativë që synon shpëtimin e jetëve është e mirëseardhur. Por, nga ana tjetër, raporti “Kompasi i Premtimeve”, i hartuar nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, flet qartë: vetëm 13% e premtimeve në shëndetësi janë realizuar, ndërsa 71% ende nuk kanë filluar të zbatohen.Këto nuk janë vlerësime të opozitës, por të dhëna të një raporti të pavarur. Ato tregojnë semungon përparimi në reformat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, si:• digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore;• ulja e listave të pritjes;• përmirësimi i qasjes te specialistët;• integrimi i niveleve të kujdesit shëndetësor;• dhe reformat në shëndetësinë primare.Qytetarët nuk kanë nevojë për institucione të reja vetëm në letër. Ata kanë nevojë për mjekë dhe infermierë të mjaftueshëm, ambulanca të pajisura, barna të disponueshme, diagnostikë në kohë dhe trajtim dinjitoz.Reformat nuk maten me vendime qeveritare apo me konferenca për shtyp. Ato maten me jetët që shpëtohen, me pacientët që nuk presin me muaj për një kontroll, me shërbime që funksionojnë dhe me profesionistët shëndetësorë që zgjedhin të qëndrojnë e të punojnë në vendin e tyre.Shëndetësia meriton më shumë se premtime. Meriton rezultate konkrete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.