☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2313 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

LSI mbledh Konventën, Kryemadhi: Të shpëtojmë Shqipërinë

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi këtë të dielë Konventën Kombëtare të saj, ku do të diskutohet dhe vendoset për aksionin e kësaj force politike në opozitë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kjo Konventë është thërritur në një moment delikat për vendin.

“Jemi mbledhur në një moment delikat të vendit për një mision që shkon përtej dimensionit dhe aksionit politik të një partie, mision për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ajo.

“Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bie në vesh të shurdhër dhe jemi gati. Ne duhet të thyejmë heshtjen dhe apatinë në rrugët e vendit ku ligjin e bëjnë bandat”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi thotë se opozita do të protestojë.

“Do të jemi në rrugë dhe sheshe për një kontratë të re me qytetarët. LSI do të jetë në krye të çdo marshimi kundër këtij narkoshteti. Koha është tani për të filluar së bashku marshimin e fitores.  dhe krijimin e një qeverie antimafia që rikthen stabilitetin dhe dinjitetin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha në fjalën e tij se “dëmi që po i bën Edi Rama vendit është i madh”.

“Dëmi që ky njeri po i bën shoqërisë dhe këtij vendi është i madh dhe i pashëruar. Sa më shumë Rama të qëndrojë në pushtet, aq më e vështirë do të jetë që ta sjellim Shqipërinë në rrugën që duam”, deklaroi Vasili.

Sipas Vasilit, largimi i Ramës nuk do të vonojë.

“Do ta rrëzojmë shumë shpejt, në mënyrë shumë të shpejtë, çështje javësh këtë Kryeministër të degraduar”, u shpreh ai.

2 Komente

  • Tomori SHBA 05 Nëntor 2017, 12:15

    Kryemadhi, esht e vertet , se PD dhe LSHL, e ben kopilin dhe ja lan ne der Rames. Edhe pse ka ndermar nisma te rendesishme, duket se ka akoma dru te shterember qe duhen hequr nga bara dhe duhen ndeshkuar kushdoqoft..
    Po mos haroo, se koorupsjonin e mbollli Berisha e pasoi Meta , Kete ju e dini me ze e figur dhe keta te PS te joshur nga pasurit qe kan ven ish ministra e deputet te PD,, LSI,, filluan tte ushtrojn zanatin per te ven pasuri si ata te mesipermit.
    SHpresojm tek vettingu dhe dote shikosh se ci kan punuar ekonomis kombetare mizantropet e te babeziturit popullit shqiptar., te djatht e te majt.
    Cfardote besh e te thuash, jini te pa besushem dhe kur skini per te ardhur ne pushtet.
    Qytetaret shqiptar ishin dhe mbeten te majt dhe mneshtetes te PS, se vetem ajo dote bej shetet dhe do sjell ritjen e mirqenjes.

  • Sotir gjika 05 Nëntor 2017, 18:21

    Monika te shpetoi shqipetaret???!!!!Çmenduri

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.