☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.73 ▼0.61%
ARI 4,851 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,764 ▲ +0.35% ETH $2,360 ▲ +1.26% XRP $1.3964 ▲ +2.39% SOL $84.9400 ▲ +1.51%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.73 ▼0.61 % ARI 4,851 ▲0.57 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.73 ▼0.61 % ARI 4,851 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Politika

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe Vettingu, faktor kyç në rrugën drejt BE

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe Vettingu, janë faktorë kyç në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, deklaron ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Diplomatja gjermane thekson se vettingu është proçes kyç për një drejtësi që bazon vendimet e saj në ligji dhe jo në faktor të tjerë.  Ambasadorja tha, se investitorët e huaj, por jo vetëm, duan të kenë besim se gjykatat, që  të japin drejtësi.

“Procesi i Vettingut është thelbësor për një drejtësi të bazuar në ligj. Unë jam shumë e bindur se vettingut do të influencojë pozitivisht në tërheqjen e investimeve të huaja por dhe rritjen e investimeve të brendshme në Shqipëri. Sipërmarrësit e huaj duan të kenë garancinë e duhur se, nëse trokasin në gjykatë do të marrin drejtësinë që i takon”, tha Schutz.

Ajo vlerësoi luftën e Shqipërisë ndaj krimit të organizuar, teksa shtoi se pret dhe rezultate konkrete. “Lufta ndaj krimit të organizuar është thelbësore, për një Shqipëri që kërkon integrimin në familjen europiane. Lufta ndaj krimit të organizuar është temë qendrore e përmbushjes së kritereve kyçe për Shqipërinë me qëllim hapjen e negociatave për integrimin në BE. Prandaj shpresoj dhe uroj të kemi rezultate konkrete dhe pozitive në këtë drejtim, duke përfshirë këtu dhe arrestimin e “kokave të mëdha””, vijoi Schutz.

Duke folur për punësimin në Gjermani, Ambasadorja Gjermanë në Tiranë u shpreh se shqiptarët duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre.

“Më vjen keq, por duhet të them se të gjithë do të kthehen pasi Gjermania nuk pranon azilkërkues nga Shqipëria, por mirëpret ata shtetas shqiptarë që ndjekin rrugën ligjore për të mbërritur në Gjermani, prandaj ftoj të gjithë shqiptarët të ndjekin rrugën e përcaktuar, të shkojnë tek institucionet përkatëse dhe  të informohen pranë Ambasadës Gjermane për këtë”, përfundoi Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz.

1 Koment

  • shqip 17 November 2017, 12:32

    SHBA BE duhet te bejne pastrimin etnik te kombit shqipetar nga hajdutet,kriminelet ,ga fashizmi shqipetar mbi 100 vjecar.Kjo do te jete clirimi i vertete i kombit.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.