☁️
Tiranë 32°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.28 ▼2.15%
ARI 4,387 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,143 ▼ -1.33% ETH $2,473 ▼ -0.13% XRP $1.3483 ▼ -2.5% SOL $99.6500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.28 ▼2.15 % ARI 4,387 ▼0.47 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.28 ▼2.15 % ARI 4,387 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Luftë me flakët në 4 qarqe, përmirësohet situata e zjarreve në vend, Mbrojtja: Nga 40 vatra, vetëm 9 aktive, s’ka r

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 492 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 36 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv, pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme në operacion u angazhuan strukturat vendore, ADZM dhe Forcat e Armatosura. Gjatë ditës së sotme, FA do të angazhojë 30 efektivë në Dajt, në mbështetje të operacioneve në terren. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën monitorim.

Në Qarkun Dibër, aktive vijojnë vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë, ku po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa vatrat në Rragam–Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk raportohen banesa në rrezik. Sot, 20 efektivë të Forcave të Armatosura do të angazhohen në Rragam, Shkodër, për të mbështetur operacionet në terren.

Në Qarkun Fier, aktive vijon vatra në Çërrilë, Mallakastër, në një sipërfaqe me pyll pishe, lis dhe shkurre. Gjatë ditës së djeshme FA mbështeti operacionin me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete. Gjatë ditës së sotme do të angazhohen 30 efektivë të FA në Çërrilë, Mallakastër, në mbështetje të strukturave që vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje.

Për ditën e sotme, Forcat e Armatosura kanë planifikuar angazhimin e të paktën 80 efektivëve në Dajt, Çërrilë dhe Rragam, krahas strukturave vendore dhe forcave të tjera operacionale.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, njofton ministria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.