⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,544 ▲ +1.15% ETH $2,343 ▲ +1.94% XRP $1.2984 ▲ +2.76% SOL $101.3000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Lukashenko: Rusia do të na ndihmojë të krijojmë një raketë të re

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se Moska është pajtuar që ta ndihmojë Minskun që të prodhojë raketa, përfshirë edhe një raketë të ngjashme me raketën ruse, Iskander.
Bjellorusia, aleatja më e afërt e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, po shikon mundësitë që të rrisë aftësitë e saj ushtarake, raportoi më 10 maj agjencia shtetërore e lajmeve, Belta.

Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarët e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan për rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë dhe furnizime moderne e efektive, dhe potencoi po ashtu rëndësinë logjistikës.

Ai tha se ka fituar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar në Lindjen e Largët në Rusi, ku u diskutua me personat që janë të përfshirë në prodhimin e raketave në Rusi dhe ai tha se shprehu interesim që edhe Bjellorusia të bëjë përparime në këtë drejtim.

“Ne po krijojmë një raketë të re”, citohet të ketë thënë Lukashenko, raportoi Belta.

“Një raketë shumë efektive e ngjashme me modelin e Iskanderit”, tha ai, duke shtuar se Rusia ka shprehur mbështetje të plotë për Bjellorusinë.

Rusia ka përdorur raketat e tipit Iskander gjatë luftës në Ukrainë, apo siç e quan Moska “operacion të posaçëm ushtarak”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës, edhe pse Minsku ka thënë se trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin e Kievit./ REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.