☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.09 ▲1.19%
ARI 4,061 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +1.96% ETH $2,371 ▲ +2.34% XRP $1.3304 ▲ +2.06% SOL $103.0900 ▲ +2.9%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.09 ▲1.19 % ARI 4,061 ▼0.34 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.09 ▲1.19 % ARI 4,061 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lushaku Sadriu: Kemi humbur mbi 800 milionë euro nga masat e BE-së, do t’u kërkojmë llogari atyre që pengojnë integrimin

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Kosova ka humbur mbi 800 milionë euro asistencë si pasojë e masave të Bashkimit Evropian, duke kritikuar përgjegjësinë qeveritare për ngecjet në rrugën e integrimit evropian.

Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ajo ka thënë se agjenda evropiane, përfshirë detyrimet legjislative dhe reformat ekonomike, duhet të respektohet dhe të përmbushet brenda afateve.

“Ka një agjendë evropiane e cila duhet të respektohet dhe të përmbushet në mënyrë strikte, agjendë legjislative, Agjendën e Reformave Ekonomike. Në të gjitha këto ka vonesa dhe kemi humbur fonde për shkak të sjelljes sonë të pamatur dhe sanksioneve që na janë vendosur nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ajo, shkruan Telegrafi.

Lushaku Sadriu e ka cilësuar këtë situatë si papërgjegjësi, duke theksuar se fondet e humbura mund të përdoreshin për investime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Në këto sanksione ne kemi humbur mbi tetëqind milionë euro asistencë: rrugë, shkolla, çerdhe”, është shprehur ajo.

Sipas saj, këto investime do të mund ta përmirësonin jetën e përditshme të qytetarëve, por kryeneçësia e politikanëve po pengon përparimin

“Ka mundur të përmirësohet jeta jonë, por kryeneçësia e politikanëve tanë bën që në këto procese të mos kemi arritje”, ka thënë Lushaku Sadriu.

– YouTube www.youtube.com

Ajo ka paralajmëruar se përmes Komisionit për Integrime Evropiane, të cilin e udhëheq LDK-ja, do të kërkohet llogaridhënie për respektimin e afateve dhe përmbushjen e detyrimeve

“Do të kërkojmë llogaridhënie strikte për këto afate kohore, për t’i përmbushur”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për raportin e ardhshëm të progresit, Lushaku Sadriu është shprehur e bindur se ai do të evidentojë probleme që lidhen me rolin e Qeverisë dhe keqqeverisjen. Ajo ka paralajmëruar se do të kërkohet përgjegjësi nga ministrat përkatës dhe politikanët që pengojnë integrimin evropian.

“Do t’u kërkojmë llogari ministrave të linjës dhe çdo politikani të Kosovës që e mban peng Kosovën në rrugën e integrimit evropian”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.