🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

​LVV kërkon edhe anëtarin e tretë në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon edhe anëtarin e tretë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Anëtari i sapo betuar i LVV-së në KQZ, Hysen Durmishi, tha se vendimi për këtë mbetet në diskrecion (liri veprimi) të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për anëtarin e tretë, për këtë do të vendosë ushtruesja e presidentes”, tha ai pas dekretimit si anëtar i KQZ-së.

Për anëtarin e dytë në KQZ pretendime ka edhe PDK, mirëpo përfaqësuesi i kësaj partie në këtë institucion, Rashit Qalaj, nuk pranoi të flasë për media në lidhje me këtë temë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar të hënën anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Edhe kësaj radhe, Haxhiu ka dekretuar vetëm nëntë anëtarë të këtij mekanizmi që menaxhon proceset zgjedhore në vend, duke lënë të hapur anëtarin e dhjetë, për të cilin kanë pretendime LVV dhe PDK.

PDK kësaj radhe do të përfaqësohet nga Rashit Qalaj. LDK nga Ilir Fetahu, kurse AAK nga Muharrem Nitaj. Katër përfaqësuesit e tjerë janë nga komunitetet jo shumicë.

Edhe mandatin e kaluar, u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka dekretuar anëtarin e dhjetë të KQZ-së, të cilin e pretendojnë LVV, si anëtar të saj të tretë, dhe PDK, si anëtar të saj të dytë. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.