☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,008 ▲0.58%
DOW 48,419 ▼0.24%
NASDAQ 23,912 ▲1.15%
NAFTA 91.24 ▼0.04%
ARI 4,819 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,211 ▼ -0.5% ETH $2,348 ▲ +0.56% XRP $1.3830 ▲ +1.42% SOL $84.7800 ▼ -0.19%
S&P 500 7,008 ▲0.58 % DOW 48,419 ▼0.24 % NASDAQ 23,912 ▲1.15 % NAFTA 91.24 ▼0.04 % ARI 4,819 ▼0.64 % S&P 500 7,008 ▲0.58 % DOW 48,419 ▼0.24 % NASDAQ 23,912 ▲1.15 % NAFTA 91.24 ▼0.04 % ARI 4,819 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mafia shqiptare e drogës në Amsterdam, kapen 200 kg kokainë

Policia e Amsterdamit ka nxjerrë në dritë të tjera detaje për arrestimin e një grupi shqiptarësh që merreshin me trafikun e kokainës dhe të heroinës, si dhe të pastrimit të parave.

Dy prej shqiptarëve u arrestuan në Amsterdam në gusht, ndërsa nga hetimet 4 mujore janë zbuluar se në trafikun e drogave të rënda janë përfshirë më shumë se 16 shqiptarë, të cilët jetonin në apartamente të shtrenjta, kishin shumë para dhe sigurisht edhe drogë.

Policia ka sekuestruar 200 kg kokainë dhe gati 3 milionë euro.

Në operacionin e organizuar më 19 gusht, me anë të një qeni u gjetën 1.4 milion euro. Një prej të akuzuarve dyshohet të jetë në Shqipëri dhe se është përfshirë në vrasjen e një polici.

Një tjetër ishte i kërkuar nga Italia për rrëmbim, trafik dhe përdhunim. Ai mendohet se jeton prej 15 vitesh në Shqipëri.

Në aksionin e madh javën e fundit të gushtit të zhvilluar në vende të ndryshme në Amsterdam, 19 persona u ndaluan, 17 prej të cilëve janë ende në paraburgim.

Më 22 gusht, pesë shqiptarë dhe një rumun u arrestuan, ndërsa në një banesë u gjetën edhe 16 kg lëndë narkotike.

Më vonë, kontrolle u zhvilluan edhe në 13 shtëpi të tjera ku u gjetën drogë dhe para. Në mesin e të pandehurve, shumica janë shqiptarë, të tjerë rumunë, si dhe një grua greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.