☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.44 ▲1.41%
ARI 4,538 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,848 ▼ -2.08% ETH $2,115 ▼ -3.64% XRP $1.3792 ▼ -3.2% SOL $84.3700 ▼ -2.96%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.44 ▲1.41 % ARI 4,538 ▼0.53 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.44 ▲1.41 % ARI 4,538 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Ekonomia

Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit po sjell rritje pagash dhe të ardhurash

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të hënë një takim me biznese të sektorit të turizmit në qytetin e Vlorës, ku ishte i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.

Ky takimi u fokusua në diskutimin e problematikave që hasin bizneset gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik dhe në zbatimin e Planit Operacional në Turizëm nga Administrata Tatimore, me synim formalizimit e mëtejshëm dhe përmirësimin e standardeve të sektorit.

Malaj gjatë këtij takimi theksoi se turizmi në vendin tonë po njeh rritje të ndjeshme, që reflektohet si në rritjen e numrin e të punësuarve, ashtu edhe në nivelin e deklarimeve dhe rritjen e të ardhurave.

Ai nënvizoi rëndësinë e formalizimit të aktivitetit turistik, deklarimit korrekt të punonjësve, deklarimit real të pagave dhe zbatimit të faturimit elektronik për garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe standardeve më të larta të shërbimit.

Plani Operacional për sektorin e turizmit synon mbështetjen e bizneseve të ndershme dhe identifikimin e rasteve me risk të lartë, përmes analizës inteligjente dhe teknologjive të avancuara.

Në këtë kuadër, gjatë takimit u shpreh gatishmëria e Administratës Tatimore për të vijuar bashkëpunimin me biznesin, për të adresuar problematikat e sektorit të turizmit dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë, në mars 2026 ka një rritje me 14.3 % të punonjësve të deklaruar në sektorët e lidhur me turizmin. Rritja më e ndjeshme është regjistruar në kategoritë me paga më të larta, duke reflektuar një formalizim më të madh të marrëdhënieve të punës dhe përmirësim të nivelit të pagave të deklaruara.

Gjithashtu, ka një rritje të konsiderueshme të pagesave dhe deklarimeve nga bizneset turistike gjatë vitit 2025. Pagesat e TVSH-së arritën në 215.1 milionë lekë, ose 54% më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje të ndjeshme janë evidentuar edhe në aktivitetet e akomodimit, shërbimeve ushqimore dhe dhënies me qira të mjeteve të transportit.

Në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, Administrata Tatimore do të intensifikojë masat për rritjen e përputhshmërisë tatimore, përmirësimin e transparencës dhe monitorimin e deklarimeve, përmes analizës së riskut dhe përdorimit të teknologjive të avancuara.

“Plani Operacional i Turizmit synon më shumë formalizim, transparencë dhe konkurrencë të ndershme, përmes kontrolleve të targetuara, analizës së riskut, monitorimit të deklarimit të punonjësve dhe zbatimit korrekt të faturimit elektronik. Më shumë formalizim, më shumë cilësi, më shumë vlerë për Vlorën dhe turizmin shqiptar”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale pas takimit.

Ky plan parashikon kontrolle të targetuara ndaj subjekteve me risk të lartë, verifikimin e deklarimit të punonjësve dhe zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.