Kronika

Malësi e Madhe, familjarët gjejnë të varur djalin 15-vjeçar

Një djalë 15-vjeç u gjet i pajetë nga familjarët e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Boriç, Malësi e Madhe.

Policia njofton se në banesën e tij është gjetur nga familjarët, i vetëvarur shtetasi E.L. 15 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër, përveç varjes në litar.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për, “Shkaktim i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button