⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

MALI I ZI SYNON ANËTARËSIMIN NË BE NË VITIN 2028

Foto: Ilustrim

Mali i Zi po përshpejton përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me synimin që në vitin 2028 të bëhet shteti i 28-të anëtar i Unionit.

Vendi konsiderohet kandidati më i avancuar në procesin e zgjerimit, ndërsa autoritetet në Podgoricë synojnë të përfundojnë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026.

Sipas vlerësimeve të publikuara nga media gjermane RND, Mali i Zi ka bërë përparim të ndjeshëm në negociatat me BE-në. Deri në mesin e korrikut, vendi kishte mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt negociues, ndërsa puna vazhdon për përfundimin e kapitujve të mbetur.

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq shpreson që ritmi i reformave të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Edhe Komisioni Evropian po përgatitet për një anëtarësim të mundshëm të Malit të Zi, ndërsa për vendin është propozuar një paketë financiare prej rreth 3.2 miliardë eurosh për periudhën 2028–2034.

Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit nuk është ende e përfunduar. Mali i Zi duhet të realizojë reforma të mëtejshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fusha që mbeten ndër sfidat kryesore të procesit.

Pas përfundimit të negociatave, do të duhet të hartohet dhe nënshkruhet traktati i anëtarësimit, i cili më pas duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Pikërisht ky proces mund të ndikojë në afatin përfundimtar të anëtarësimit. Z

yrtarët malazezë mbeten optimistë se objektivi “28 deri në 28” mund të realizohet.

Megjithatë, vetë autoritetet kanë theksuar se anëtarësimi gjatë vitit 2028 nuk nënkupton domosdoshmërisht 1 janarin e atij viti, pasi afati do të varet nga përfundimi i negociatave dhe ratifikimi i traktatit nga 27 vendet anëtare. Nëse ky plan realizohet, Mali i Zi do të bëhej vendi i parë nga grupi aktual i kandidatëve të Ballkanit Perëndimor që do t’i bashkohej BE-së pas Kroacisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.