☁️
Tiranë 28°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,627 ▼0.14%
DOW 51,598 ▼0.35%
NASDAQ 26,417 ▼0.01%
NAFTA 97.73 ▲0.51%
ARI 4,387 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,162 ▲ +4.51% ETH $2,558 ▲ +3.73% XRP $1.3651 ▲ +4.62% SOL $108.5700 ▲ +7.76%
S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,598 ▼0.35 % NASDAQ 26,417 ▼0.01 % NAFTA 97.73 ▲0.51 % ARI 4,387 ▼0.28 % S&P 500 7,627 ▼0.14 % DOW 51,598 ▼0.35 % NASDAQ 26,417 ▼0.01 % NAFTA 97.73 ▲0.51 % ARI 4,387 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Bota

MANÇESTER – Burnham: BM dhe Irlanda kërkojnë afrim të mëtejshëm me BE-në

LONDËR, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Andy Burnham u takua sot në Mançester me kryeministrin irlandez Micheal Martin, duke theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Bashkimit Evropian.

Martin ishte lideri i parë ndërkombëtar që vizitoi zyrën e re të kryeministrit britanik, “No 10 North”, në Mançester.

Burnham tha se marrëdhënia mes Mbretërisë së Irlandës është e rëndësishme në shumë nivele dhe se të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta në tregti, siguri dhe bashkëpunimin me Evropën.

Martin deklaroi se Irlanda dëshiron një marrëdhënie “më të fortë dhe më të ngushtë” mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Irlanda mban aktualisht presidencën e radhës të Këshillit të BE-së dhe pritet të ketë rol në përgatitjet për samitin e ardhshëm BE-Britani.

Një nga temat kryesore të diskutimeve ishte edhe Marrëveshja e së Premtes së Mirë, marrëveshja e paqes e vitit 1998 që i dha fund pjesës kryesore të konfliktit në Irlandën e Veriut.

Të dy qeveritë kanë shprehur angazhimin për ruajtjen e parimeve të saj ndërsa afrohet 30-vjetori i marrëveshjes vitin e ardhshëm.

Në agjendë ishin gjithashtu tregtia, Ukraina, situata në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Martin tha se takimi ishte një mundësi për t’i dhënë “më shumë vrull” bashkëpunimit mes dy qeverive.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të qeverisë britanike për të forcuar marrëdhëniet me BE-në pas Brexit.

Në Dublin, ndërkohë, kancelari britanik John Healey po merrte pjesë në një takim të ministrave evropianë të financave, ku Londra po kërkon lehtësime në zbatimin e rregullave të BE-së për prokurimet “Made in Europe”.

Burnham dhe Martin zhvilluan më pas një takim me përfaqësues të komunitetit irlandez në Mançester.

Vizita nënvizon lidhjet e forta historike, ekonomike dhe njerëzore mes dy vendeve, ndërsa të dy qeveritë po kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në kuadër të programit strategjik UK-Ireland 2030. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.