Manchester United zbulon koston e shkarkimit të Amorim, shifra u ul falë… Milanit
Klubi i Manchester United ka zbuluar zyrtarisht se sa ka shpenzuar për të zgjidhur raportin me trajnerin Ruben Amorim, i cili u shkarkua nga detyra në janar të 2026-ës. Aventura e portugezit në stolin e këtij ekipi zgjati 14 muaj.
Për shkarkimin e Amorim dhe të stafit të tij, “Red Devils” kanë paguar 9.5 milionë euro. Një shifër e ulët në krahasim me atë fillestare, që kapte kuotën e 19.4 milionë eurove.
Kostot u ulën, sepse Amorim gjeti një klub tjetër, Milanin, që ndikoi kështu edhe në kursimin e shpenzimeve të Manchester United. Te Milani trajneri Amorim ka marrë besimin e pronarit Cardinale pas disa ndeshjeve që ngritën shumë dyshime, siç ishte humbja me Benfikën në Europë. Fitorja e fundit me Leçen në kampionat sikur e ka qetësuar ambientin përrerth portugezit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.