Teknologji

Threads theu edhe rekordin e ChatGPT-s

Meta lansoi ditë më parë platformën e bazuar në tekst Threads, dhe që atëherë ka thyer rekord me numrin e regjistrimeve të rrjetit social.

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg e ka konfirmuar se Threads ka fituar 100 milionë përdorues në pesë ditët e para, transmeton Telegrafi.

Por çfarë do të thotë ky rekord?

Në muajin shkurt, ChatGPT kishte thyer një rekord të ri me rritjen më të shpejtë kur bëri 100 milionë përdorues brenda dy muajve nga lansimi.

“Në 20 vjet pas hapësirës së internetit, nuk mund të kujtojmë një rritje më të shpejtë në një aplikacion të internetit të konsumatorit”, pati shkruar asokohe një analist i UBS-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button