Manjani: Arrestoni Balilin! Ju thotë ai me kë udhëtoi në Dubai!
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj disa deklaratave që u bënë në një emision televiziv dhe lajmeve në portale ku citohej se Kelmend Balili kishte udhëtuar me një politikan në Dubai. Sipas disa portaleve, ky politikan ka qenë Manjani.
Por nuk mendon kështu ministri i Drejtësisë që jo vetëm bën një reagim me ironi, por insiston në arrestimin e Balilit në mënyrë që kështu të zbardhen shumë të vërteta përballë shpifjeve, siç i cilësoi ai lajmet e fundit.
“Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin.
Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!
Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje!
Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vemendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!
Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar..!”.