☁️
Tiranë 28°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.45 ▲1.53%
ARI 4,454 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,290 ▲ +1.13% ETH $2,511 ▲ +1.36% XRP $1.4409 ▲ +3.9% SOL $104.5700 ▲ +1.7%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

​Maqedonci: Kosovës i duhet stabilitet politik, presidenti të jetë figurë konsensuale

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet politik për shkak të sfidave të brendshme dhe zhvillimeve në fushën e sigurisë në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Maqedonci është shprehur se ekzistojnë numrat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka theksuar se dialogu me opozitën synon të shmangë bllokadat institucionale të përjetuara në të kaluarën.

Sa i përket postit të presidentit, ai është shprehur në favor të zgjedhjes së një figure konsensuale, duke vlerësuar se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e qytetarëve dhe të jetë i pranueshëm për një spektër sa më të gjerë politik.

“Unë besoj që stabiliteti politik është i domosdoshëm për vendin tonë. Jo vetëm për nevojën që e ka vendi ynë si vend, si shtet. Mirëpo edhe për shkak të rrethanave ndërkombëtare, për shkak të sfidave me të cilat po ballafaqohet bota dhe regjioni në aspektin e sigurisë, për shkak të ndryshimeve në ambientin pra global të sigurisë, por edhe të raporteve ndërkombëtare. Po është edhe e nevojshme normalisht para së gjithash për funksionalitetin e shtetit, për funksionimin e institucioneve”, tha ai.

Duke folur për përpjekjet për formimin e institucioneve të reja, Maqedonci tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti, është i angazhuar për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke nënvizuar se kjo nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese.

“Unë besoj që kryeministri Kurti e ka dëshmuar edhe në të kaluarën dhe po e dëshmon edhe tani sidomos gjatë këtyre ditëve, me angazhimin e tij për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit. Edhe pse çështja e presidentit e ka thënë edhe ai në deklaratat e tij, nuk është çështje që i përket vetëm partisë fituese, pra çështja e presidentit… Kjo është edhe arsyeja pse kryeministri Kurti ka qenë i pari që i ka ftuar në takim për këtë çështje partitë opozitare. Normalisht që detyrim, obligim kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje është konstituimi i kuvendit dhe votimi pra funksionalizimi i qeverisë, sepse si parti e parë e ka obligim kushtetues që të drejtojë… Po, numrat për qeverinë normalisht edhe për kryetarin e Kuvendit janë, edhe mund të bëhen. Mirëpo e tha edhe kryeministri gjatë prezantimit të tij para mediave, që me qëllim që të mos kemi ngecje si herën e kaluar, ai ka filluar tashmë me takimet me liderët e partive opozitare”, tha ai.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ardhshëm të ketë edhe prapavijë ushtarake, por ka nënvizuar se kriteri më i rëndësishëm mbetet që ai ose ajo të jetë figurë konsensuale dhe të mos bëhet pjesë e përplasjeve të përditshme politike.

“Unë besoj që zgjidhja më e mirë është që të kemi një president konsensual, sepse presidenti, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës është institucion shtetëror, pra është institucion që duhet të prezantojë unitetin e popullit…në asnjë rast kryeministri nuk ka, nuk insiston që të kemi një president nga Lëvizja Vetëvendosje. Kandidatët që kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë sepse ka qenë e pamundur që të gjendet për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes partive politike…. Nuk e përjashtoj mundësinë që të jetë edhe nga kjo fushë(prapavijë ushtarake). Po unë vlerësoj që është shumë e rëndësishme që të jetë konsensual, që të jetë i pranueshëm pra edhe të mos jetë pjesë e këtyre fërkimeve që i kemi të përditshme politike në mes të liderëve apo mund të themi zyrtarëve të partive politike”, tha ai. /Kp/Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.