“Maqedonia e veriut”; Emri i ri kalon nga parlamenti grek
Tek kjo çështje nuk ka ndryshuar asgjë, paralajmëroi kryetari i ANEL-it dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kammenos. Nëse një nga deputetet e tij voton në parlament për kompromisin, atëherë ai do te largohet nga partia, kërcënoi Kammenos duke çuditur po ashtu me thënien se do të vazhdoje t`i mbetet besnik koalicionit, nëse Tsipras e bën kompromisin.
Pa partine ANEL, thote DW, kryeministri i majte nuk ka shumicën e mjaftueshme për të aprovuar në Parlament paktin me Maqedoninë, duke u bërë kështu i varur nga votat e partive opozitare, sidomos te socialisteve.
Megjithatë, në fund edhe mund t’ia dalë me sukses, kjo mbetet për t’u parë. Reagime të ashpra pati edhe në Shkup ku përpos opozitës, e sidomos partisë kryesore te saj VMRO-DPMNE, ujdinë e refuzoi edhe presidenti George Ivanov që kundërshton ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, të cilat duhen bërë për shkak të ndërrimit të emrit. Ndërkohë shqiptarët, e veçanërisht partitë e tyre politike ne Maqedoni, e kanë mbështetur marrëveshjen më të re që synon t’i japë fund problemit 27 vjeçar të emrit.