🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.69 ▲2.73%
ARI 4,547 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,899 ▲ +11.61% ETH $2,282 ▲ +18.85% XRP $1.1601 ▲ +15.39% SOL $87.1500 ▲ +12.71%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.69 ▲2.73 % ARI 4,547 ▲0.04 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.69 ▲2.73 % ARI 4,547 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Markoviq tregon se sa të vështirë e pati Mali i Zi ta njohë Kosovën, kërkon ratifikimin e demarkacionit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të guximshme në marrjen e vendimit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin mes dy shteteve, të bllokuar për më më shumë se dy vjet në sirtarë të Qeverisë në Prishtinë.

Markoviq u tha gazetarëve të hënën se Mali i Zi ka raporte miqësore me Kosovën dhe se Kosova “duhet ta gjejë një rrugë për të dalë nga kjo situatë” meqë kjo, sipas tij, është në interes primar të vetë Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë në liberalizimin e vizave. Mali i Zi me durimin e vet u tregon qytetarëve të Kosovës se e dëshiron këtë perspektivë”, tha Markoviq.

Duke folur për demarkacionin, shefi i qeverisë në Podgoricë tha se tani është në përgjegjësi të autoriteteve në Kosovë dhe qeverisë së saj që të lëvizin në këtë drejtim.

“Duhet të jenë të guximshëm për ta marrë një vendim. Kur Mali  i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës, 80 përqind e opinionit në Mal të Zi ishte kundër por ne e dinim se ky ishte vendim për të ardhmen”, tha Markoviq.

“Vendimi i qeverisë së Kosovës është vendim i të ardhmes kur bëhet fjalë për rajonin. Dhe ata duhet të jenë të guximshëm të bëjnë atë që duhet ta bëjnë”, tha Markoviq.

Në ditët e para të punës së kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi komisionin që përgatiti marrëveshjen e paratifikuar të nënshkruar në vitin 2015 dhe emëroi një komision të ri për rishqyrtimin e punës së komisionit të vjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.