☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.24 ▲2.19%
ARI 4,377 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,730 ▼ -0.65% ETH $2,477 ▼ -1.83% XRP $1.3390 ▼ -1.79% SOL $99.8200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.24 ▲2.19 % ARI 4,377 ▼0.72 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.24 ▲2.19 % ARI 4,377 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja e huasë me SHBA-në, Nufi: Lidhet me marrjen e disa mjeteve që u duhen Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, bëri me dije se është miratuar vendimi për shpërblimin e zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të Forcave të Armatosura që janë angazhuar në operacionet masive për fikjen e zjarreve në vend.

Ai deklaroi se mbi 1,380 forca tokësore, së bashku me mjetet zjarrfikëse dhe flotën e helikopterëve, kanë bërë të mundur shuarjen e 27 vatrave të zjarrit në të gjithë territorin, ndërsa po vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka për neutralizimin e vatrës aktive në zonën e Dajtit.

Më tej, ai u ndal edhe te marrëveshja me SHBA-në, e cila sipas tij lidhet me marrjen e disa mjeteve që i duhen Forcave të Armatosura, duke theksuar se ky investim lidhet me zbatimin e standardeve dhe angazhimeve të marra në kuadër të Aleancës.

“Sot është miratuar vendimi i cili autorizon që të jepen shpërblime për zjarrfikësit. Gjithashtu, janë miratuar edhe shpërblimet për të gjitha forcat e armatosura që janë angazhuar në situatën e zjarreve.

Kemi 27 vatra zjarri që janë shuar. Janë mbi 1,380 forca që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve. Mjetet zjarrfikëse dhe flotat e helikopterëve janë angazhuar gjatë zjarreve. Kemi një situatë zjarri në Dajt, ku po bëhet e mundur shuarja edhe nga ajri.

Ky shpërblim shkon në vendin e duhur, duke garantuar që situata të jetë nën kontroll. Shpërblimi është miratuar.

Lidhur me marrëveshjen me SHBA-në, ajo është angazhuar këtë vit dhe lidhet me marrjen e disa mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve që i duhen Forcave të Armatosura. Për samitin janë disa sisteme që duhen. A lidhen këto me kapacitetin e Forcave të Armatosura? Patjetër që po.

Një marrëveshje që për herë të parë është 302 milionë dollarë tregon jo vetëm mbështetjen politike, por edhe se shteti dhe siguria e shtetit të Shqipërisë lidhen me samitin, por jo me samitin që do të vijë në Tiranë; lidhet me Samitin e Hagës. Këto shpenzime nuk lidhen vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha shtetet e Aleancës.

Janë të gjitha shtetet e Aleancës që kanë pasur një qasje standarde në lidhje me mbrojtjen. Nga Samiti i Hagës është vendosur që rritja e shpenzimeve të arrijë deri në vitin 2035, ajo që quhet angazhimi i Hagës: 3.5% të lidhura vetëm me mbrojtjen dhe 1.5% që janë të lidhura me mbrojtjen, si siguria kibernetike dhe infrastruktura kritike”, u shpreh Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.